Page 60 - Demo
P. 60
Nxënësi/ja:3.3 Kërkimi Në problemin e kërkimit gjendet nëse një vlerë e dhënë ndodhet ose jo në një bashkësi vlerash. Ka disa lloje algoritmesh kërkimi, që nga ai sekuencial e deri te kërkimi binar. Të tilla algoritme përdoren në programe që i kemi në përditshmëri, janë të domosdoshme për të ruajtur dhe marrë informacione nga bazat e të dhënave. Kërkimi sekuencialNë qoftë se elementet nuk janë paraprakisht të renditura ose nuk ndiqet asnjë rregull apo ligjshmëri në vendosjen e tyre, atëherë është e domosdoshme që çdo element të kontrollohet, nëse është i barabartë me elementin e dhënë. Ky është algoritmi, që në mënyrë tejet intuitive jep zgjidhjen e problemit të kërkimit dhe që njihet si kërkimi sekuencial.Gjetja e elementeve në tabela gjen elemente në tabelat e renditura.Flavius Josephus është një historian i famshëm romano-hebre, që morri pjesë në revoltën e viteve '66-'70 para erës sonë kundër romakëve. Si gjeneral i forcave hebreje, ai administroi kështjellën Jotapata për 47 ditë, por kur ajo ra, Josephus bashkë me 40 luftëtarë u tërhoqën në një shpellë. Në këtë situatë, vetëm një prej tyre do të duhej të dorëzohej te romakët. Për këtë Josephus propozoi që luftëtarët të vendoseshin në formë rrethi. Do të fillohej numërimi nga një person dhe tjetri ngjitur do të dilte nga rrethi. Në figurën 1 janë paraqitur 13 persona në rreth dhe numërimi fillon nga personi me numër 1. Në çfarë pozicioni duhet të vendoset një person që të ngelet i fundit? A mund të shkruani një algoritëm për këtë problem?Aktivitet:Algoritmi : Kërkimi sekuencialInput: A Tabela me element, K elementi i kërkuar, n numri i elementeve së A-s Output: Indeksi i elementit të barabartë me K në tabelën Ai 0While i < n and A[i] ≠ K do i i+1if i

