Page 63 - Demo
P. 63


                                    Nxënësi/ja:Probleme të renditjes3.4 Problemi i renditjesKlasifikimi është riorganizimi i artikujve të një liste të dhënë, ku artikujt e listës duhet të jenë të së njëjtës natyrë. Praktikisht, ne mund të rendisim lista me numra, gërma nga një alfabet, vargje me simbole dhe, praktikisht, mund të përmendim të dhënat e ngjashme me ato që mbahen nga shkollat rreth studentëve (nxënësit) e tyre, të bibliotekave rreth titujve dhe të kompanive rreth punonjësve të tyre. Për shembull, mund të zgjedhim të rendisim regjistrimet e nxënësve sipas rendit alfabetik të emrave, sipas numrit personal të nxënësit ose sipas mesatares së notave të nxënësit. Përse na duhet një listë e renditur? Një listë e renditur na ndihmon për të analizuar të dhënat dhe për të nxjerrë përfundime të mëtejshme. Algoritme që kryejnë renditje janë disa, por ne do të përqendrohemi te Selection-Sort, Bubble Sort dhe Insertion Sort.  Algoritmi i renditjes Selection SortAlgoritmi Selection - Sort është algoritmi më intuitiv për të kryer renditjen. Ai kap elementin e parë dhe kontrollon nëse bën për renditjen e elementeve një pas një. Ai kap elementin e dytë, e krahason me të parin dhe bën përkëmbimin në rast se nevojitet. Pastaj kap elementin e tretë dhe e rendit në lidhje me dy të parët. Kështu vijon derisa merren në shqyrtim të gjitha elementet. programon algoritme të ndryshme të renditjes në vargje (arrays).Një nga fushat më dinamike të ekonomisë është bursa. Aktualisht, përdoret një numër i madh algoritmesh të ndryshme për të parashikuar prirjen e çmimeve dhe për të marrë vendime për shitjen apo blerjen e aksioneve në bursë. Të tilla algoritme janë shumë të ndërlikuar dhe kërkojnë njohje të thella në ekonomi, matematikë dhe më gjerë. Por sado të komplikuara, këto algoritme përdorin edhe disa algoritme bazë, si janë ato të renditjes. Kërkoni në internet, se cilat janë fusha të tjera të ekonomisë apo industrisë, ku vendimmarrja bëhet në bazë të algoritmeve.Aktivitet:Algoritmi : Selection-Sort (E)Input: E Tabela me element, n numri i elementeve të E Output: Tabela E e renditurfor (i 0 ; i
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67