Page 70 - Demo
P. 70
Nxënësi/ja:3.7 Kur quhet një algoritëm efikasAlgoritmi paraqet hapat për zgjidhjen e një problemi në një kohë të fundme. Por ka dy kritere të rëndësishme për të matur efikasitetin e algoritmit, që janë:• Numri i veprimeve që duhet të kryhen për zgjidhjen e problemit. Veprime konsiderohen veprimet bazë si krahasimi, +, -, *, \\. Numri i veprimeve përcakton kohën e nevojshme që nevojitet për zgjidhjen e problemit. • Sasia e memories e përdorur për të gjetur zgjidhjen e problemit. Një algoritëm shkruhet në një gjuhë programimi dhe ky proces njihet si kodim. Në varësi të gjuhës së programimit, kodi mund të përpilohet, dhe më tej të zbatohet në kompjuter. Skedari që zbatohet është pikërisht programi. Çdo përdorues është i interesuar që programi të jetë sa më i shpejtë. Faktorët që mund të ndikojnë te koha, që i duhet programit për të kryer detyrën e caktuar, janë disa, si p.sh.:• lloji i kompjuterit (shpjetësia e proçesorit, madhësia e RAM etj.);• lloji i gjuhës së programimit (e përpilueshme apo e interpretueshme);• lloji i programit që luan rolin e përpiluesit (Compiler);• aftësia e programuesit.Këta faktorë, gjithsesi, ndikojnë me një konstante në kohën e zbatimit të një programi. Faktori vendimtar është natyra e ndërlikuar e algoritmeve apo numri i veprimeve, që një algoritëm kërkon për të zgjidhur një problem.Kur algoritmet janë efikase? di të modifikojë algoritmin, për të marrë një rezultat më efikas.Rimarrim në vështrim algoritmin e mëposhtëm:Aktivitet:Algoritmi: Kërkimi sekuencialInput: E Tabela me element, K elementi i kërkuar, n numri i elementeve së E-s Output: Indeksi i elementit të barabartë me K në tabelën Ei 0While i < n and E[i] ≠ K do i i+1if i

