Page 77 - Demo
P. 77


                                    TEMATIKA 4 JAVAFig. 4• I vendosim emrin e klasës dhe parametrat e tjerë, siç tregohet në figurën 4. • Tashmë projekti juaj është gati. Ju mund të shkruani kodin te skedari KlasaKryesore.Java siç tregohet në figurën 5.• Për ta përpiluar është komanda Build Project te menyja Build dhe për ta zbatuar klikoni Run te menyja Run. Për më shkurt ju mund të përdorni butonin te shirit i komandave. Tabela është një variabël?Ashtu siç e kemi treguar më parë, një variabël i një lloji të dhënë mbart vetëm elemente të këtij lloji. Kështu, një variabël e llojit int nuk mund të mbartë një shkronjë. E njëjta gjë ndodh me tabelat. Sintaksa e deklarimit të tabelës është:lloji_i_tabelës emri_i_tabeles [] = {elementet};Ky deklarim ngjan shumë me atë të një variable çfarëdo, me përjashtim të kllapave katrore [] dhe elementet e tabelës ndodhen të përfshira brenda kllapave gjarpëruese. Shembuj të deklarimit të tabelave janë: int tabelaNumerPlote[] = {0,1,2,3,4,5,6,7,8,9};double tabelaNumerPresje[] = {0.0,1.0,2.0,3.0,4.0,5.0,6.0,7.0,8.0,9.0};char tabeleKarakter[] = {‘a’,’b’,’c’,’d’,’e’,’f’,’g’};String tabeleString[] = {“chaine1”, “chaine2”, “chaine3” , “chaine4”};Vini re që deklarimi dhe inicializimi i një tabele bëhet si çdo variabël tjetër e zakonshme. Por bëni kujdes. Kur inicializohet një tabelë me shkronja përdoren thonjëzat njëshe ‘’ dhe, nëse duam një tabelë me tekst (String), atëherë ju duhet të përdorini thonjëzat dyshe “” . Në rast se ju duhet një tabelë bosh me 7 elemente, atëherë ju mund të deklaroni:int tabelaNumerPlote[] = new int[7];Në Java elementi i parë i tabelës fillon gjithmonë me treguesin 0. Kështu, nëse doni të shfaqni elementin e parë të tabelës tabelaNumerPlote, pra numrin 0, ju mund të shkruani:System.out.println(tabelaNumerPlote[0];Në këtë mënyrë, nëse një tabelë përmban 4 elemente, atëherë treguesit e mundshëm janë 0, 1, 2 dhe 3. Shumë prej gabimeve që bëhen me tabelat, vijnë nga përdorimi i gabuar i treguesve, veçanërisht, kur këta kapërcejnë kufijtë e tabelës. Për të gjetur përmasën e tabelës Fig. 575
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81