Page 79 - Demo
P. 79


                                    Nxënësi/ja:Krijimi i objekteve, përdorimi i fjalës kyçe this 4.2 njeh fjalën kyçe this.Aktivitet: Ndërtimi i klasavePër të krijuar objektet nga një klasë përdoret një metodë specifike, që quhet konstruktor (ndërtues). Në ndryshim nga metodat e tjera që një klasë mund të ketë, konstruktori në Javaka karakteristikat e mëposhtme: • çdo klasë në Java ka një konstruktor, të specifikuar ose jo nga programuesi; • nëse konstruktori nuk është i specifikuar nga përdoruesi, ai thirret automatikisht gjatë ndërtimit të një objekti të ri, p.sh., qyteti P= new qyteti();• konstruktori duhet të ketë të njëjtin emër me klasën; • konstruktori nuk kthen një vlerë, nuk ka një lloj kthimi dhe gjithashtu nuk ka nevojë për fjalën kyçe void.Nëse krijojmë një objekt të ri, te sintaksa vëmë re që në fund të deklarimit ndodhet një dyshe kllapash të rrumbullakëta (), që janë simbolet dalluese të metodave. Kështu, nëse krijojmë objektin e ri qytetiIm, sintaksa do të jetë: qyteti qytetiIm = new qyteti (); Edhe pse metoda konstruktor nuk ishte specifikuar në klasën qyteti, përpiluesi në Java ka krijuar një konstruktor default pa parametra. Megjithatë programuesi mund të vendosë që ta krijojë vetë metodën konstruktor dhe ta përdorë atë sipas nevojave të tij brenda në klasë. Duke qenë se metoda kontruktor thirret vetëm një herë, pra në momentin e krijimit të një objekti të ri nga klasa (shembulli më sipër), atëherë, përgjithësisht, kjo metodë përdoret për të inicializuar variablat publike të klasës.  Fjala kyçe this Fjala kyçe this përdoret nga programuesi, kur kërkon t'i referohet një objekti në të cilin ndodhet. Në shembullin e mëposhtëm tregohet sesi fjala kyçe this përdoret për t'iu referuar një objekti të vetë klasës ku ndodhet, në mënyrë që të thërrasë një variabël publike të klasës. Ne duam të ndërtojmë një program i cili na tregon karakteristikat e qyteteve, si p.sh.:Emri: Berat Numri i banoreve: 60 mijëKategoria: BEmri: KrujëNumri i banoreve: 60 mijëKategoria: BEmri: TiranëNumri i banoreve: 900 mijëKategoria: C77
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83