Page 8 - Demo
P. 8


                                    1.1Nxënësi/ja:Simbolet në Flash kupton ndryshimet midis llojeve të ndryshme të simboleve në Flash.Në klasën e 10-të, ju u njohët me programin Flash dhe konceptet kryesore të tij. Gjithashtu, mësuat të krijoni dhe të përpunoni imazhe të thjeshta. Diskutoni me shokët çfarë dini më shumë rreth programit Flash dhe zbatimit të tij në fusha të ndryshme. Çfarë mund të bëjmë tjetër me programin Flash?Aktivitet:Adobe Flash (më parë quhej Macromedia Flash) është një platformë multimedia, që përdoret për të shtuar animacione, video dhe website interaktive në projekte të ndryshme, qofshin ato lojëra, reklama etj. Kohët e fundit, ai është bërë i njohur si një mjet i fuqishëm për Rich Internet Applications - programe në internet - që për nga përdorimi u ngjajnë programeve në desktop. Flash merret me manipulimin vektorial dhe grafik për të krijuar animacione të tekstit dhe figurës. Ai mbështet transmetimin dydrejtimësh (bidirektoral) të audios dhe videos, por njëkohësisht mund të kapë të dhëna nga përdoruesi përmes mausit, tastierës, mikrofonit dhe kamerës. Platforma Flash ofron një gjuhë programimi të orientuar në objekte, e quajtur ActionScript, ndërsa automatizimi i saj mbështetet nëpërmjet gjuhës Flash JavaScript (JSFL). Përmbajtja në Flash mund të shfaqet në pajisje dhe sisteme kompjuterike të ndryshme, duke përdorur Adobe Flash Player, e cila për shfletuesit (browser) e internetit, disa telefona celularë dhe pak pajisje të tjera elektronike është në dispozicion pa pagesë (duke përdorur Flash Lite).Programi Flash në realizimin e projekteve të ndryshme ju ndihmon nëpërmjet simboleve, që janë pasuri (asset) dhe që mund të ripërdoren disa herë për efekte speciale, animacione ose ndërveprime. Simbolet i kemi tri llojesh: grafik, buton dhe movie clip. Ato reduktojnë madhësinë e skedarit si dhe kohën e shkarkimit për shumë animacione, sepse ato mund të ripërdoren. Ju mund të përdorni një simbol shumë herë në një projekt, por Flash ruan të dhënat e tij vetëm njëherë.Simbolet ruhen në panelin Library. Kur ju tërhiqni një simbol në skenë (Stage), Flash krijon një shëmbëlltyrë (instance), pra një kopje të tij, duke e lënë origjinalin në Library. Ju mund ta mendoni simbolin si negativin e një origjinali fotografik dhe shëmbëlltyrën në skenë si gjurmët e negativit. Nga një negativ i vetëm ju mund të krijoni kopje të shumëfishta. Nga ana tjetër, simbolin mund ta mendojmë edhe si kontenier (grumbullues), i cili mund të mbajë një imazh JPEG, një vizatim ilustrues të importuar ose një vizatim të krijuar më përpara në Flash. Në çdo kohë, ju mund të shkoni brenda tij dhe ta editoni (redaktoni) ose ta zëvendësoni përmbajtjen. Secili nga tri llojet e simboleve në Flash përdoret për qëllime specifike. Simbolet movie clipSimbolet movie clip janë një nga simbolet më të zakonshëm, të fuqishëm dhe të adaptueshëm. Ato përdoren më shpesh për krijimin e animacioneve. Për të përmirësuar pamjen e tyre me efekte speciale, ju mund të përdorni filtrat, ngjyrat, dhe mënyrat e përzierjes (blending modes). Veç kësaj, çdo simbol movie clip përmban shiritin kohor (timeline) të vetin, të pavarur. Ju mund të keni një animacion brenda një simboli movie clip po aq lehtë, sa mund të keni një animacion në shiritin kohor kryesor. Kjo i bën animacionet, edhe ato më të ndërlikuarat, të mundshme, p.sh., 6
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12