Page 80 - Demo
P. 80
TEMATIKA 4 JAVAPër të krijuar programin tonë do të ndjekim këta hapa:• Ndërtojmë klasën qyteti, ku vetitë janë quajtur: emri, nrBanorve dhe kategoria.public class qyteti { public String emri; public int nrBanorve; public char kategoria;}Vetia e parë tregon emrin e qytetit, vetia e dytë tregon numrin e banorëve të qytetit; kurse vetia e tretë, kategoria, është një veti e klasës, e cila kategorizon qytetet në bazë të numrit të banorëve sipas tabelave të mëposhtme:int kufiSiperm[] = {0, 1000, 10000, 100000, 500000, 1000000};char qytetKategori[] = {‘?’, ‘A’, ‘B’, ‘C’, ‘D’, ‘E’};Nëse numri i banorëve është më i vogël se 10000, por më i madh se 1000, atëherë kategoria e qytetit do të jetë ‘B’.• Ndërtojmë dy konstruktorë. Njëri konstruktor do të jetë pa parametra, kurse tjetri do të marrë si parametra: emrin e qytetit dhe numrin e banorëve.public qyteti(){ System.out.println(“Krijimi i qytetit!”); emri = “i panjohur”; nrBanorve = 0; this.vendosKategoria(); }public qyteti(String qEmri, int qNumer) { System.out.println(“Krijimi i qytetit me parametra !”); emri = qEmri; nrBanorve= qNumer; this.vendosKategoria(); }Në të dyja rastet vini re përdorimin e fjalës kyçe this. Duke qenë se konstruktorët zhvillohen brenda klasës, atëherë this nënkupton objektin e kësaj klase. • Në këtë klasë do të kemi nevojë edhe për dy metoda. Metoda e parë do të gjejë ekuivalencën midis numrin të banorëve dhe kategorisë që i korrespondon.private void vendosKategoria()Më tej do të kemi nevojë të shfaqim çdo objekt që fusim, me të gjitha karakteristikat e tij. Për këtë zhvillojmë funksionin public void display(qyteti v).78

