Page 83 - Demo
P. 83


                                    Nxënësi/ja:Trashëgimia e klasave (I)4.3 Trashëgimia në JavaNë Java progamuesi mund të krijojë një klasë të re, e cila mbështetet në një klasë ekzistuese dhe trashëgon disa veçori të saj, siç janë variablat dhe metodat publike të klasës. Kjo shpreh pikërisht konceptin e trashëgimisë në Java, i cili funksionon në të njëjtën mënyrë siç funksionon trashëgimia e tipareve njerëzore nga prindërit te fëmija. Për shembull, nëse do të krijonim tri klasa të veçanta: Qeni, Macja, Peshku i Kuq, do të vëmë re se këto klasa do të kishin disa karakteristika të përbashkëta, si për shembull gjatësia, pesha, ngjyra dhe do të kryenin disa veprime të njëjta siç janë: ngrënia, fjetja. Për progamuesin e kodit është shumë më komode krijimi i një klase fillestare, që përmban metodat dhe funksionet për veprimet e përbashkëta dhe më pas trashëgimi i këtyre veprimeve në një klasë të dytë, e cila përmban veprime më specifike për objektin e ri. Sintaksa e përcaktuar për të treguar një operacion trashëgimie paraqitet si më poshtë: public class Emri_Klasa_Femi extends Emri_Klasa_Prind{trupi i klasës}Për programin tonë supozojmë që kemi klasën kafsheShtepiake si në figurën 2.Kështu, nëse duam të kemi një klasë të re Macja, e cila ka si prind klasën KafsheShtepiake, do të kishim:public class Macja extends Kafshe_Shtepiake{trupi i klasës} njeh konceptin e trashëgimisë dhe implementimin konkret të saj.Aktivitet:Shpjegoni konceptin e trashëgimisë në Java, duke u nisur nga figura e mëposhtme (fig. 1).Fig. 2Klasa prindTrashëgimiaKlasa e derivuarFig. 181
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87