Page 84 - Demo
P. 84


                                    TEMATIKA 4 JAVAQëllimi i përdorimit të trashëgimisë është të mos lejojmë përsëritjen e kodit në mënyrë të shumfishtë brenda klasave të ndryshme dhe të vendosim vetëm metodat dhe funksionet specifike në klasat e reja që mbështeten në një klasë bazë.1. Krijoni një klasë të re që quhet Qeni, duke u nisur nga klasa prind që është KafsheShtepiake. Shtoni një metodë me prototip: void komunikimi(), i cili tregon që qeni leh.2. Mbishkruani metodën vendosMosha() që ndodhet te klasa KafsheShtepiake, në mënyrë që të afishohet edhe një mesazh tjetër që i tregon përdoruesit nëse qeni është një qenush i vogël, kur mosha e tij është më e vogël se 1 vjec.3. Krijoni një objekt të klasës Qeni dhe testoni të gjitha metodat e klasës prind, por edhe ato specifike të klasës Qeni.KONTROLLONI NJOHURITËNë figurën 3 tregohet se si mund të ndërtojmë klasën e re Macja nga klasa prind.Në këtë marrëdhënie trashëgimie klasa KafsheShtepiake quhet superclassdhe klasa Macja quhet subclass. Klasa Macja mund të përdorë çdo metodë dhe funksion të deklaruar brenda klasës KafsheShtepiake. Por ka edhe metodat të reja të cilat duhet t’i përkasin vetëm klasës Macja. Një veprim karakteristik për këtë klasë, që jo të gjitha kafshët shtëpiake mund ta kryejnë është, p.sh., mënyra e të komunikuarit. Thirrja e klasës së re Macja paraqitet në figurën 4. Vëmë re se nga objekti i ri i krijuar për klasën Macja mund të thirren edhe metodat e superklasës, edhe metodat e vetë subklasës. Sintaksa për të krijuar një objekt të klasës PeshkuKuq është e njëjtë me krijimin e çdo objekti nga një klasë prind. Kështu do të kishim: Macja Pisika = new Macja();Pisika.vendosNgjyra(“bardhe”);Pisika.vendosMosha(2);Pisika.vendosPesha(5.7);Në këtë shembull Pisika është objekt i klasës Macja. Ky objekt mund të thërrasë metodat vendosMosha() dhe vendosPesha() të klasës prind Kafsh_Shtepiake. Fig. 3Fig. 482
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88