Page 86 - Demo
P. 86


                                    TEMATIKA 4 JAVA• Objektet e klasës së prejardhur do të kenë të njëjtat veti dhe metoda si ato të klasës prind. Sigurisht që klasa e prejardhur do të përmbajë veti dhe metoda të reja në krahasim me klasën prind. Në figurën 4 tregohet që klasaA përmban dy funksione, f() dhe g(), ndërsa klasa B përveç funksioneve f()dhe g(), përmban edhe funksionet shtesë u(), v() dhe w(). Shembuj nga përdorimi i trashëgimisëNë rubrikën Aktivet ne propozuam krijimin e një klase Kryeqyteti. Kjo klasë gëzon të gjitha vetitë dhe metodat e klasës qyteti, por do të shtojë një veti të re që është String monument, i cili do të tregojë monumentin përfaqësues të kryeqytetit. Për të shkuar pak më tutje do të përdorim edhe fjalën kyçe private. Fig. 3Në Java, programuesi mund të përdorë dy fjalë kyçe shumë të rëndësishme që janë public dhe private. Nëse variablat, metodat ose objektet e një klase janë të përcaktuara si publike, ato mund të thërriten edhe nga klasat e tjera, të prejardhura ose jo, brenda një programi të caktuar. Në këtë mënyrë programuesi “fsheh” veprimet dhe të dhënat nga pjesa tjetër e kodit, duke rritur sigurinë e programeve.Klasa Kryeqyteti do të shkruhet si më poshtë:public class Kryeqyteti extends qyteti {private String monument;//kontruktori qe inicializon kryeqytetinpublic Kryeqyteti(String emri, int banor, String monument){super(emri, banor);this.monument = monument;}public void displayKrye(Kryeqyteti v){ v.display(v); System.out.println(v.getMonument());}}Në këtë klasë ne kemi një konstruktor, që quhet public Kryeqyteti(), i cili thërret konstruktorin bazë të klasës qyteti, pra public qyteti(String qEmri, int qNumer) nëpërmjet fjalës kyçe super(). Për më tepër ai inicializon edhe vetinë e re String monument. Më pas klasa Kryeqyteti shton edhe një metodë të re, që shërben për afishimin e objektit të kësaj klase. Formavizato ( )fshij ( )Rrethivizato ( )fshij ( )Katrorivizato ( )fshij ( )Trekëndëshvizato ( )fshij ( )mesimi 4.4 fig1 mesimi 4.4 fig 2 mesimi 4.4.fig3 84
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90