Page 9 - Demo
P. 9
TEMATIKA 1 ADOBE FLASH PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVEnjë flutur fluturon në skenë duke lëvizur nga e majta në të djathtë. Por në të njëjtën kohë, ajo përplas flatrat në mënyrë të pavarur nga lëvizja nga e majta në të djathtë. Simbolet button Simbolet button përdoren për të realizuar interaktivitetin (ndërveprimin) dhe përmbajnë katër keyframe, të cilat përshkruajnë se si paraqiten, kur mausi bashkëvepron me ta. Megjithatë, butonat kanë nevojë për funksionimin e ActionScript-it, për t’i nxitur ata të bëjnë diçka. Gjithashtu, ju mund të veproni mbi butonat: filtra, blending dhe ngjyra, për një cilësi më të mirë të pamjes. Simbolet grafikeSimbolet grafike janë llojet më themelore të simboleve. Ato janë simbolet më pak të adaptueshëm, pasi nuk mbështetin ActionScript-in dhe mbi to nuk mund të aplikoni filtrat ose mënyrat blending. Gjithsesi, simbolet grafike mund të përdoren në rastet kur duam një animacion brenda një simboli grafik të sinkronizuar me timeline-in kryesor. Krijimi i simboleveNë platformën Flash ka dy mënyra për krijimin e simboleve:Mënyra e parë është kur nuk kemi asgjë të zgjedhur në skenë. Atëherë zgjedhim Insert/New Symbol. Flash ofron një mënyrë të editimit të simboleve, ku, ose mund të fillojmë vizatimin ose mund të importojmë grafika për simbolin tonë.Mënyra e dytë është të zgjedhim grafikën ekzistuese në skenë dhe pastaj zgjedhim Modify/ Convert to Symbol (F8). Ajo çfarë zgjidhet, automatikisht, do të vendoset brenda simbolit të ri. Të dyja metodat janë të vlefshme dhe zgjedhja e njërës mund të varet nga preferencat gjatë rrjedhës së punës. Shumica e disenjatorëve parapëlqejnë të përdorin Convert to Symbol (F8), sepse mund t’i krijojnë të gjithë grafikët në skenë dhe t’i shohin ato së bashku, përpara se të bëjnë përbërësit individualë në simbole. Në këtë mësim do të zgjidhni pjesë të veçanta të një grafike të importuar ilustrimi dhe më pas do t’i ktheni pjesë të ndryshme në simbole. Për këtë duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:1. Në skenë zgjidhni imazhin vizatimor në Layermacja, fig. 1.2. Zgjidhni Modify/Convert to Symbol ose (F8), fig. 2.Fig. 1 Fig. 27

