Page 93 - Demo
P. 93


                                    Nxënësi/ja:4.7 Zbatimi i konceptit të klasave abstrakte Abstraksioni në JavaAbstraksioni është aftësia për të përfaqësuar të dhënat në një nivel shumë të përgjithësuar, pa treguar hollësitë e zbatimit të tyre për përdoruesin. Abstraksioni në Java realizohet nëpërmjet ndërfaqeve (Interface) apo klasave abstrakte (abstract class). Në parim, një klasë abstrakte është një klasë që trashëgohet nga një klasë prind, por kurrë nuk mund të krijojë objekte (në ndryshim nga trashëgimia).  Disa rregulla për shkrimin e klasave abstrakteKlasat abstrakte janë të ndryshme nga klasat e zakonshme dhe u nënshtrohen disa rregullave të reja që janë:• Klasat abstrakte kanë një sintaksë të caktuar për deklarim, siç paraqitet më poshtë:abstract class Emri_i_klases{abstract Emri_i_metodes (){}}(Vini re përdorimin e fjalës kyçe abstract në të.)• Një klasë abstrakte përmban një ose më shumë metoda abstrakte. Kjo është arsyeja që ne e kemi përfshirë në deklarim.• Klasat abstrakte nuk mund të përdoren për të krijuar objekte të klasës.• Klasat abstrakte nuk përmbajnë konstruktorë.• Klasat abstrakte mund të përmbajnë edhe metoda jo abstrakte. Ndërtimi dhe përdorimi i klasave abstraktePër të parë se si ndërtohen klasat abstrakte dhe se si përdoren ato, do t’i rikthehemi shembullit të aktivitetit. Kafshët do të kenë dy veprime: komunikoj() dhe ha(), të cilat do të ndryshojnë në varësi të llojit, p.sh., nëse është Mace apo Qen. Hapat për këtë janë: zbaton klasat abstrakte dhe ndërfaqet në programe të ndryshme.Ne kemi ndërtuar një klasë prind, që përshkruan sjelljen e kafshëve. Nga ana tjetër vëmë re që kafshët kanë sjellje të përbashkëta, si ushqyerja, fjetja dhe komunikimi, por edhe të ndryshme, si fluturimi, gërmimi, ecja etj. Nëse komunikimi është një tipar i përbashkët i kafshëve, ai realizohet ndryshe për kafshë të ndryshme, p.sh., qeni leh, macja mjaullin etj. Pikërisht, për të paraqitur konceptin e komunikimit sipas llojit të secilës kafshë, mund të ndërtojmë një ndërfaqe të veçantë, ose një klasë abstrakte.Kafshaushqehet ()fle gjumë ()komunikon ()Qeniushqehet ()fle gjumë ()leh ()Macjaushqehet ()fle gjumë ()mjaullin ()Aktivitet:91
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97