Page 98 - Demo
P. 98
GJGjuha e programimit – bashkësia e simboleve, fjalëve kyçe dhe rregullave për shënimin e programit.Gjuha Java – gjuhë programimi e nivelit të lartë, e orientuar në objekt.HHomepage – faqja kryesore. HTML (HyperText Markup Language) – gjuhë programimi, që përdoret për krijimin e faqeve web.Hub – pajisje që lidh disa kompjutera, duke krijuar një segment rrjeti.Hypertext – pjesa e tekstit që tregon link-et, të cilat lidhin faqe të tjera.IIDE (Integrated Development Environment) – program aplikativ, që i ofron programuesit një mjedis ku të shkruajë, të përpilojë dhe të zbatojë programet.Input – të dhënat hyrëse. Insertion-Sort – lloj algoritmi, që merret me renditjen e të dhënave në një tabelë.Integer – lloj variable, që ruan vetëm numra të plotë.JJavascript – gjuhë programimi i nivelit të lartë, që përdoret për shkrimin e faqeve web.JDK (Java Development Kit) – mjedis për zhvillimin e programeve Java.JoptionPane – është një bibliotekë me klasa, të cilat ndërtojnë objekte, si dritaret, që i shfaqen përdoruesit, kur duhet paralajmëruar për veprimin e tij.JRE (Java Runtime Environment) – mjedis për zbatimin e programeve Java.JVM (Java Virtual Machine) – Makina Virtuale Java.KKeyframe – hapësirë kohe, që krijohet në rreshtin e kohës në Flash kur krijohen linja dhe figura.Kodi Burim – teksti që përkthehet nga një gjuhë në një tjetër kompjuteri.Kodi Objekt – produkti që përftohet nga përkthimi.MMovie clip – pjesë të shkurtra filmike; është një nga tri llojet e simboleve në Flash dhe, ashtu si simbolet grafike, ato mund të kopjohen dhe mbahen lehtësisht nga një simbol i vetëm në bibliotekë.NNdryshore (variabël) – një objekt që ka një vlerë të ndryshueshme.Notepad ++ – program editues për shkrimin e programeve.OOOP (Object Oriented Programming) – programimi i orientuar në objekt.Output – të dhënat dalëse.Oval tool – mjetet për krijimin e figurave me formë rrethore. Overriding – mbishkrimi i metodave ose funksioneve në Java.FJALOR96

