Page 10 - Demo
P. 10
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITKONTROLLONI NJOHURITË• Autentifikimi është procesi i paraqitjes së një prove, e cila tregon se personi është ai që pretendon se është. Kështu, pjesëtarët e jurisë mund t’ju kërkojnë kartën e identitetit apo pasaportën, për të verifikuar nëse jeni i njëjti person, që u identifikua më parë. Zakonisht, në rrjetet kompjuterike, këto procese ndodhin njëkohësisht.• Autorizimi ka të bëjë me verifikimin e një personi të identifikuar, të cilit i jepet e drejta për të bërë një veprim. Në vazhdim të shembullit të mëparshëm, juria në bazë të rregullave përcakton nëse ju keni të drejtën të merrni pjesë në konkurrim.Si rregull, identifikimi dhe autentifikimi duhet të kryhen gjithmonë përpara autorizimit.Këto tri procese janë të zbatuara në rrjetet kompjuterike për të garantuar sigurinë dhe janë disa pajisje (hardware) apo programe të ndryshme që janë përgjegjëse për secilën prej tyre.KONTROLLONI NJOHURITË1. Kohë më parë rrjetet kompjuterike janë përdorur fillimisht nga kërkuesit e universiteteve për dërgimin e emaile-eve dhe nga punonjësit e korporatave për përdorimin e përbashkët të printerave. Shpjegoni pse siguria në rrjet merr një vëmendje të madhe në ditët e sotme.2. Për secilin nga veprimet e mëposhtme, shpjegoni nëse është identifikim, autorizim apo autentifikim.Zoti Bardhi ka një kartë bankare me një numër 1111 6478 1257 9785 dhe një kod (pin) 6917. Ai vendos të tërheq 10000 lekë në një bankomat.• Z. Bardhi vendos kartën në bankomat. _____________________• Z. Bardhi shtyp kodin e kartës së tij bankare. ____________________• Bankomati i jep mundësinë Z. Bardhi të kryejë veprimin që ai dëshiron. Përparësitë MangësitëMbrojtja e të dhënave: Siguria e rrjetit mban nën kontroll hyrjet e paautorizuara, duke mbrojtur kështu të dhënat konfidenciale të përdoruesve.I kushtueshëm: Krijimi i një sistemi rrjeti të sigurt kërkon blerjen e software-ve dhe instalimin e pajisjeve shtesë, që nga njëra anë shtojnë sigurinë, por nga ana tjetër janë të kushtueshme.Parandalon sulmet kibernetike: Shumica e sulmeve në rrjet vijnë nga interneti dhe mund të krijohen nga hacker-a ose viruse të ndryshme. Siguria e rrjetit mund t'i parandalojë këto sulme nga kompjuterat e dëmtuar.Konsumon më shumë kohë: Ndonjëherë puna me software-t e instaluara në rrjet është e vështirë për përdoruesin. Sa herë që përdoruesit i duhet të ndërhyjë në një dokument të ruajtur me fjalëkalim, kërkohet autentifikimi i tij duke shkruar dy herë fjalëkalimin, gjë që i merr kohë.Lejon hyrjen sipas niveleve: Programet e sigurisë japin nivele të ndryshme të hyrjes për përdorues të ndryshëm. Kërkon staf të kualifikuar: Administratori i rrjetit duhet të jetë i aftë të sigurojë mirëmbajtjen e rrjetit dhe të jetë vazhdimisht i përditësuar dhe i trajnuar në lidhje me zhvillimin e teknologjive të reja. Përditësime të centralizuara: Për të qenë të sigurt në rrjet është e rëndësishme që programet antivirus të përditësohen në kohë. Një sistem i sigurisë së rrjetit, i cili është i centralizuar, ofron përparësinë e përditësimeve në kohë.8

