Page 100 - Demo
P. 100
FJALORForms (formular) - një paraqitje e përshtatur e të dhënave të një tabele. FTP (File Transfer Protocol) - protokolli i transferimit të skedarëve.GGET - komandë HTTP që përdoret për kërkimin e një skedari nga një server web.GJGjuhë programimi - bashkësia e simboleve, fjalëve kyçe dhe rregullave për shënimin e programit.HHTML (HyperText Markup Language) - gjuhë programimi që përdoret për krijimin e faqeve web.HTTPS (HyperTextTransfer Protocol Secure) - protokoll për komunikim të sigurtë në rrjet.Hyperlink - lidhje nga një dokument Hypertekst-i në një vend tjetër, e cila aktivizohet duke klikuar mbi një fjalë ose imazh të theksuar.Hypertext - pjesa e tekstit që tregon link-et, të cilat lidhen me faqe të tjera.IIDE (Integrated Development Environment) - program aplikativ, që i ofron programuesit një mjedis ku të shkruajë, përpilojë dhe zbatojë programet.InputBox - funksion në VB, që përdoret për të futur të dhëna në program.Integer - lloj variable, që ruan vetëm numra të plotë.IP sec (Internet Protocol Security) - bashkësi protokollesh, që shërben për të rritur sigurinë e komunikimit në internet.JJava - gjuhë programimi e nivelit të lartë e orientuar në objekt.Javascript - gjuhë programimi i nivelit të lartë, që përdoret për shkrimin e faqeve web.JDK(Java Development Kit) - mjedis për zhvillimin e programeve Java.Jquery - një biblotekë e JavaScript.JRE (Java Runtime Environment) - mjedis për zbatimin e programeve Java.JVM (Java Virtual Machine) - makina Virtuale Java.KKriptografi –shkenca, që studion metodat për kodimin dhe transmetimin e informacioneve. LLabel –etiketë.Len - lloj funksioni në VB.Long - lloj variable në VB.MMalicious software - program që dëmton sistemin kompjuterik.MIM (Man In the Middle) - sulm në rrjet, i cili ndodh kur sulmuesi vendoset ndërmjet dy makinave të rrjetit duke bërë që i gjithë komunikimi midis makinave të kalojë tek ai. Ms Access - program i paketës Microsoft, i cili merret me administrimin e bazave të të dhënave.MsgBox (Message box) - funksion në VB, që hap një dritare dialoguese, ku përdoruesit i shfaqet një mesazh.Mystification-lloj sulmi në rrjet, që ka si qëllim vjedhjen e informacionit të një personi duke luajtur me besueshmërinë e tij.NNavigation Panel - paneli i lundrimit.Ndryshore (variabël) - një objekt që ka një vlerë të ndryshueshme.Notepad ++ - program editues për shkrimin e programeve.98

