Page 11 - Demo
P. 11


                                    Nxënësi/ja:Siguria dhe kriptografia1.2 njeh teknikat për mbrojtjen e rrjetit.Kriptografia është shkenca që studion metodat për kodimin dhe transmetimin e informacioneve, duke maskuar kuptimin e mesazheve. Në këtë mënyrë, nëse dikush mund të futet në rrjet dhe të marrë informacione, ai nuk do të jetë në gjendje t’i lexojë ato. Sigurimi i mesazheve nëpërmjet kriptografisë është shumë i hershëm, daton që para erës sonë. Perandori romak, Jul Cezari, ka përdorur kriptografinë për të komunikuar me gjeneralët e tij dhe ky kod ka hyrë në histori me emrin shifruesi i Cezarit. Bëni një hulumtim në web mbi përdorimin e kriptografisë dhe mbi ndikimin e saj në historinë botërore.Aktivitet:IPhoneLaptopSmartphoneWifiWorkstationSwitchModem FirewallInternetServer Kompjuter Kompjuter Kompjuter Siguria e komunikimitKomunikimi në Internet/rrjet është një nga çështjet më të rëndësishme për sigurinë. Për të ofruar siguri në komunikim na ndihmojnë tri teknika kryesore: IPSEC, Firewall dhe VPN. Internet Protocol Security (IPSec) është një bashkësi protokollesh, që shërben për të rritur sigurinë e komunikimit në internet. IPSec bën kodimin (enkriptimin) e të dhënave dhe i transmeton ato në mënyrë të sigurt. Firewall mbron një kompjuter ose një rrjet kompjuterash, duke analizuar trafikun apo të dhënat e shkëmbyera (fig. 1). Kontrolli i trafikut hyrës dhe dalës bëhet në bazë të disa rregullave, që vendosin për të lejuar apo bllokuar atë. Në teatër përdorej një mekanizëm i tillë, i cili pengonte që zjarri të mos depërtonte në sallë, dhe quhej mur zjarri. I ndërtuar mbi bazën e një ideje të ngjashme, ky mekanizëm, në informatikë, i pengon sulmet që vijnë nga interneti të depërtojnë në kompjuterin tuaj.Fig. 19
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15