Page 12 - Demo
P. 12
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITVirtual Protocol Network (VPN) është një teknologji që mundëson ndërtimin e një rrjeti mbi një rrjet privat apo publik si interneti, i cili siguron shkëmbim të sigurt të të dhënave në të. VPN përdoret kryesisht në kompanitë/institucionet që kanë degë apo zyra në vende të ndryshme gjeografike (fig. 2). Zyrat përkatëse të tyre, pavarësisht vendndodhjes plotësisht të ndryshme, mund të komunikojnë dhe të shkëmbejnë të dhëna sikur të ishin në të njëjtin vend. Që të bëhet i mundur një komunikim i tillë, një lidhje private e kriptuar dhe e sigurt kalon në internet për të lidhur të gjitha degët. Intranet AInternetIntranet B Kriptografia dhe zbatimi i sajNë kriptografi, termi çelës i referohet një vlere numerike të përdorur nga një algoritëm, për të ndryshuar informacionin dhe për ta bërë atë të lexueshëm. Administrimi i çelësave ka të bëjë me faktin se si dhe se kujt i jepen ato. Në fillim kriptografët për kodimin përdornin algoritme të thjeshta si, p.sh., algoritmet simetrike, ku për kodimin dhe dekodimin përdorej vetëm një çelës. Në një shkallë më të lartë vështirësie është kodimi me çelës publik, i cili përdor dy çelësa: një çelës publik, që përdoret nga të gjithë për kodimin e mesazheve që do të dërgohen dhe një çelës privat, që i duhet përdoruesit për ta rikthyer mesazhin në formën fillestare (deshifrimin e mesazheve).Nënshkrimi digjital është një mënyrë e zbatimit të kriptografisë në rrjetet kompjuterike. Vërtetësia e shumë dokumenteve ligjore, financiare e të tjera, përcaktohen nga prania ose mungesa e nënshkrimit me dorë të autorizuar (firma). Ndërsa në sistemet kompjuterike, problemi i vërtetësisë është më kompleks. Në thelb, ajo çfarë nevojitet është një sistem, në të cilën njëra palë mund të dërgojë një mesazh të nënshkruar te pala tjetër, në mënyrë që të plotësojë kushtet e mëposhtme:- Marrësi mund të verifikojë identitetin që pretendon dërguesi (sistemet financiare).- Dërguesi nuk mund të mohojë përmbajtjen e mesazhit (mbron bankat kundër mashtrimit).- Marrësi nuk mund të ketë sajuar mesazhin vetë (për të mbrojtur konsumatorin). Siguria në webSistemet e sigurisë në web, zakonisht do të kontrollojnë përdorimin e web-it nga stafi, do të bllokojnë kërcënimet me bazë web-in dhe do të refuzojnë hyrjen në faqet që mund të kenë qëllime dashakeqe. Këto sisteme përmbajnë zakonisht edhe hapat që ndërmerren në mbrojtjen e faqeve web.KONTROLLONI NJOHURITË1. Shpjegoni si zbatohet parimi i kriptografisë në rrjetet kompjuterike, për të forcuar sigurinë.2. Pse VPN rrit sigurinë në komunikim?3. Cili është parimi i punës së Firewall-it? Fig. 2Rrjetet wireless nuk janë të sigurta sa ato kabllore. Pa vendosjen e rregullave të forta të sigurisë, një rrjet LAN wireless nuk do të ishte efikas. Për të parandaluar shfrytëzimin e rrjetit të pakontrolluar dhe për ta mbrojtur atë, nevojiten pajisje të veçanta.10

