Page 13 - Demo
P. 13
Nxënësi/ja:Njohja e sulmeve ndaj rrjetit 1.3Ne dimë që sulmuesit e një rrjeti kërkojnë të përdorin burimet e tij për qëllime dhe interesa të caktuara. Sigurisht, që për t’u mbrojtur, fillimisht duhet të njihen se cilat janë sulmet ndaj rrjetit. Deri tani, sulmet më të njohura ndaj rrjetit dhe burimeve të tij janë:• programe keqdashëse;• sulme të postës elektronike;• sulmet mbi rrjetin;• sulmet mbi fjalëkalimet.Sigurisht, që lista është më e gjatë dhe ajo mund të përditësohet edhe me sulme të reja. Programet keqdashëse (Malicious software)Këto programe janë mënyra më e përdorur për t’u infiltruar në kompjuter dhe për ta dëmtuar atë. Si të tillë, ne përmendim: viruset informatike, kuajt Troyan (Troyan horse), programet e spiunimit dhe ato të reklamave etj. (fig. 1).Pasojat që ato sjellin në kompjuter janë:• riformatim të harddiskut të kompjuterit, duke shkaktuar humbje të informacionit në të;• fshirje ose modifikim të skedarëve;• vjedhje të informacioneve të një natyre të veçantë;• dërgim të email-eve të paautorizuara nga adresa juaj elektronike;• marrje nën kontroll të kompjuterit dhe gjithë programeve të instaluara në të;• afishime të mesazheve që kompjuteri juaj ka probleme sigurie dhe që ju udhëzojnë të kryeni veprime të gabuara. Sulmet e postës elektronikePërveç numrit të madh të programeve keqdashëse, të cilat mund të përhapen edhe nëpërmjet postës elektronike, ka sulme që synojnë vetë postën elektronike, të cilat njihen si: spam, phishing apo hoax. Spam-et janë email-e që mbartin reklama që shkaktojnë bezdisje dhe humbje kohe për personat marrës.Phishing-et janë email-e, mesazhe apo website, që ngjajnë shumë me ato të organizatave apo institucioneve reale. Në këtë rast, sulmuesit duan të vjedhin të dhënat personale dhe financiare. zbaton mënyrat e sigurimit të rrjetit.Nëse kompjuteri juaj është infektuar nga një virus, atëherë ka shumë gjasa që:• kompjuteri të marrë më tepër kohë për t’u ndezur, ose nuk do të ndizet fare;• ai të hapë automatikisht një program pa ia kërkuar ju;• prej tij të jenë zhdukur skedarë;• programe apo edhe vetë sistemi operativ të ndërpresin punën.Diskutoni në klasë nëse keni patur një përvojë të ngjashme me kompjuterin tuaj. Çfarë tjetër keni vënë re në kompjuterin tuaj që nuk është përmendur më lart?Aktivitet:VirusSpamRootkitsAdwareRansomwareSpywareTrojanHorseWormsMalwareFig. 111

