Page 15 - Demo
P. 15
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITKONTROLLONI NJOHURITË1. Lidhni me shigjetë:- Fshin ose modifikon skedarët. - Programet keqdashëse- Serveri nuk i përgjigjet kërkesave tuaja. - Deny of Service- Komunikimi midis dy makinave ngadalësohet. - MIM- Një email nga Banka e Shqipërisë që do t’ju kryejë një derdhje 10000 lekësh në llogarinë tuaj bankare.- Phishing 2. Cilat janë kategoritë më të njohura të sulmeve që cenojnë sigurinë e rrjetit? Shpjegoni për çdo rast se çfarë synon secili prej tyre.3. Kërkoni në internet tri sulme të bujshme që kanë ndodhur vitet e fundit. Diskutoni me shokët e klasës mbi pasojat që ka sjellë secili prej sulmeve.Ruter192.168.1.100:99:99:99:99:99:99Kompjuteri 1192.168.1.5100:11:11:11:11:11Pirat192.168.1.5200:22:22:22:22:22Kërkesë ARPIP : 192.168.1.51=MAC : 00:22:22:22:22:22Kërkesë ARPIP : 192.168.1.1=MAC : 00:22:22:22:22:22Ruter192.168.1.100:99:99:99:99:99:99Kompjuteri 1192.168.1.5100:11:11:11:11:11Pirat192.168.1.5200:22:22:22:22:22Unë mund të marr vesh çdo informacion që shkëmbehet!Duke qenë se serverat janë të zënë duke trajtuar kërkesat e padobishme, të cilat vijnë me një fluks të madh, atëherë përdoruesit e rregullt të rrjetit nuk mund të përfitojnë asnjë shërbim prej tij, si p.sh., nuk futen dot në një faqe web, nuk ngarkojnë dot një informacion etj. Man in the middle (MIM) ndodh kur sulmuesi vendoset ndërmjet dy makinave të rrjetit, duke bërë që i gjithë komunikimi midis makinave të kalojë tek ai. Në këtë mënyrë komunikimi midis dy makinave të rrjetit ngadalësohet dhe të dhënat e dërguara mund të jenë të komprometuara. Sulmet mbi fjalëkalimetKëto sulme kanë të bëjnë me kryerjen e shumë përpjekjeve për të gjetur fjalëkalimin e duhur. Dy metodat më të njohura janë sulmet sipas fjalorit dhe ato të drejtpërdrejta. Sulmet sipas fjalorit bazohen mbi një listë të fjalëkalimeve më të përdorura dhe pastaj krijojnë variante të tyre, si p.sh., nëse emri i përdoruesit është Aldo, atëherë provohen variantet: alDo, Aldo123etj. Ndërsa sulmet e drejtpërdrejta zakonisht nisen nga një numër simbolesh që mund të ketë fjalëkalimi dhe provojnë të gjithë kombinimet e tastierës.13

