Page 16 - Demo
P. 16


                                    Nxënësi/ja:1.4 Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt në internet?Për çdo sulm që ndodh në rrjet, njihet edhe masa që duhet marrë për t’u mbrojtur prej tij. Në këtë mësim, ne do të prezantohemi me disa prej tyre. Nuk duhet të harrojmë sidoqoftë që sulmet ndryshojnë dhe shtohen përditë. Prandaj ekzistojnë disa rregulla tepër praktike, që nuk duhet t’i anashkalojmë kurrë, për të qenë më të sigurt në rrjet. Siguria fizikeSiguria fizike nënkupton ruajtjen fizike të pajisjeve të rrjetit. Serverat duhet të vendosen në një dhomë, ku mund të futen vetëm personat e autorizuar (fig. 1). Rregulli që duhet mbajtur mend është: Siguria teknologjike varet gjithmonë nga siguria fizike.Prandaj sugjerohet që dhoma e serverave të jetë e vëzhguar nga rojet, nga një sistem videosh dhe e pajisur me sistem alarmi. Gjithashtu, personat e autorizuar për të hyrë aty, mund të identifikohen me anë të të dhënave biometrike.  Mbrojtja ndaj programeve keqdashëseDuke qenë se programe të tilla përfshijnë disa lloje si: viruset, kuajt Troyan etj., atëherë si përgjigje, ne duhet të kemi të instaluar disa programe që na mbrojnë prej tyre, të tilla si: programet antivirus, programet kundër spiunimit, programet antispam.Programet antivirus. Këto lloj programesh shqyrtojnë të gjithë trafikun që hyn dhe del nga kompjuteri juaj në internet. Të gjitha dokumentet që ju hapni, skedarët që shkarkoni, mesazhet elektronike dhe materialet bashkëngjitur email-ve, shqyrtohen prej tyre. Nëse programi gjen elemente të dyshimta, i vendos ato në karantinë për t’i analizuar më tej dhe njëkohësisht për t’i izoluar, në mënyrë që të mbrojë kompjuterin. Më pas ato elemente shkatërrohen. Sot ekziston një numër i madh programesh të tilla, siç tregohet në figurën 2.Programet kundër spiunimit. Në disa raste, programet e infiltruara në kompjuter mund të ndjekin aktivitetin tuaj në internet ose të regjistrojnë të dhënat që shtypni nga tastiera, si p.sh., fjalëkalimet apo kodet e kartës bankare. Programet kundër spiunimit fshijnë nga kompjuteri juaj këto programe vëzhgimi.  zbaton mënyrat e sigurimit të rrjetit.Deri tani ne mësuam se sa e rëndësishme është të mbrojmë rrjetin dhe të gjitha burimet e tij. Me këtë qëllim, njohëm disa nga mënyrat se si rrjeti mund të sulmohet. Por cilat janë disa nga rregullat që na ndihmojnë për ta siguruar atë?A njihni ju ndonjë nga këto rregulla?Aktivitet:Fig. 2Fig. 114
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20