Page 17 - Demo
P. 17


                                    TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITFig. 3Programet antispam. Këto programe, në bazë të disa rregullave, vlerësojnë nëse një email është i “mirë”, është për arsye komerciale apo keqdashëse. Në këtë mënyrë, këto lloj programesh mund të pengojnë njëkohësisht futjen në kompjuter të programeve të tjera keqdashëse, të ndërfutura në spam-e.Disa rregulla bazë:• Përditësoni gjithmonë programet e lartpërmendura. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse dalin përditë viruse dhe programe keqdashëse të reja. • Mos injoroni njoftimet për përditësim.• Riinstaloni programet, nëse afati i përdorimit të tyre ka mbaruar.• Programi antivirus dhe ai kundër përgjimit është më mirë të jenë të ndryshëm. • Sapo të instaloni të tilla programe, kryeni një kontroll të plotë të kompjuterit tuaj. Gjithashtu, konfigurojini programet, në mënyrë që këtë kontroll ta kryejnë në mënyrë periodike.• Bëni kujdes nëse ju shfaqen njoftime në dritare ndriçuese apo me mesazhe elektronike. Rrjetet pa telRrjetet pa tel bëjnë të mundur që kompjuterat apo pajisjet e ndryshme të lidhen me internetin në mungesë të kabllove apo telave. Të tilla janë rrjetet Wi-Fi, GSM (telefonia mobile) etj., si tregohet në figurën 3.Megjithatë, ato mbartin më shumë rreziqe se rrjetet tradicionale, sepse komunikimi bëhet në “ajër”. Për këtë qëllim duhet që të jeni shumë të kujdesshëm kur lidhni pajisjet tuaja veçanërisht me një rrjet Wi-Fi. Disa rregulla që duhet të keni parasysh janë:• Lidhuni vetëm me një rrjet Wi-Fi që ju e njihni, p.sh., me aeroportin, lokalin ku jeni ulur, shkollën etj.• Sigurohuni që jeni lidhur me rrjetin e duhur.• Mbani gjithmonë të ndezur Firewall-in.• Bëni kujdes që website-t që vizitoni, të bëjnë kodimin e të dhënave me anë të protokollit SSL.• Vizitoni vetëm versionin HTTPS të website-ve.• Nëse rrjeti me të cilin lidheni, ju propozon teknologjinë VPN, atëherë duhet të zgjidhni këtë mundësi, sepse komunikimi juaj do të jetë i sigurt dhe i koduar.15
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21