Page 18 - Demo
P. 18


                                    TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERIT Kontrolli i hyrjes (aksesit)Mënyra më e njohur për të kontrolluar hyrjen në një burim informatik është nëpërmjet fjalëkalimeve. Shumica e sulmeve janë të suksesshme, sepse fjalëkalimet e vendosura janë tepër të thjeshta. Si mund ta bëni më të ndërlikuar fjalëkalimin tuaj?Këshilla bazë është që të niseni nga një fjalëkalim i thjeshtë dhe më tej të ndiqni një procedurë për ta ndërlikuar. Zakonisht, nëse emri është Aldo Hasani, emri i përdoruesit (username) mund të jetë p.sh., aHasani. Zakonisht, nëpër institucione ndiqet i njëjti rregull për formimin e emrave të përdoruesve.Megjithatë fjalëkalimi nuk duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin. Për më tepër, ai nuk duhet të ketë ditën e lindjes së personit, numrin e pasaportës apo kartës së identitetit, emrin e qenit, të maces apo sportit të preferuar. Por gjithsesi duhet të ketë një rregull për t’u mbajtur mend. Le të fillojmë me diçka që na kujtohet, p.sh., Ilda2001, sepse personi quhet Ilda dhe ka lindur në 2001. Kryejmë disa zëvendësime, të cilat mund t’i lidhim sipas logjikës sonë, p.sh., në vend të:• a vendosim @;• d vendosim $; • 1 vendosim !;• 0 vendosim o.Dhe përftojmë Il$@2oo!. I kthejmë karakteret nga të vogla në të mëdha dhe anasjelltas. Kështu kemi si rezultat iL$@2OO!. Le të shtojmë një simbol disa herë, si p.sh., simbolin “_” duke përftuar iL_$@_2O_O!. Nëse ky fjalëkalim mund t’ju duket i vështirë për t’u mbajtur mend, pasi të ndiqni të gjithë procedurën për ta krijuar atë, vështirë se mund ta harroni. Gjithsesi, mos i neglizhoni asnjëherë fjalëkalimet.KONTROLLONI NJOHURITË1. Tregoni nëse jeni të sigurtë në internet, në rastet e mëposhtme:a) Ju lidheni me një rrjet të hapur (pa fjalëkalim) Wi-Fi në aeroportin e Rinasit, i cili nuk është rrjeti publik i vetë aeroportit. b) Në Website-in ku po lundroni, nuk është zbatuar protokollin SSL.c) URL e website-it që po vizitoni, përmban protokollin HTTPS.d) Në email-in tuaj vjen një njoftim për të përditësuar antivirusin, duke ju udhëzuar për rrugën që duhet të ndiqni.2. Krijoni një password sipas mënyrës së treguar në mësim. Shkruajeni në letër. Ditën e nesërme përpiquni ta rishkruani atë. E keni të saktë? Nëse jo, përcaktoni rregullat se si do të ndryshoni shkronjat apo numrat, në një mënyrë që ju e keni më të lehtë për ta mbajtur mend.16
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22