Page 20 - Demo
P. 20


                                    2.1Nxënësi/ja:Baza e të dhënave është një skedar i cili përmban një koleksion të informacioneve të mbledhura dhe të paraqitura në formë tabele, që ruhet në kompjuter, në mënyrë që, kur ne kërkojmë një informacion të caktuar, të mund ta nxjerrim (tërheqim) atë lehtësisht. Informacioni i ruajtur në bazën e të dhënave duhet të jetë i lehtë për t’u gjetur, analizuar dhe printuar. Bazat e të dhënave kanë përdorime të shumta, si p.sh.: në biblioteka, për kërkimin e librave sipas autorit apo titullit; në mjekësi, për mbajtjen nën kontroll të gjendjes së pacientëve duke mbledhur rezultatet e analizave, matjet e parametrave jetësore etj.; në ekonomi, duke mbajtur inventarët e shitjeve dhe blerjeve të mallrave etj. Terma të rëndësishëm që lidhen me bazën e të dhënaveDatabase (Baza e të dhënave) – është një skedar me një koleksion të integruar të rekordeve, të lidhura në mënyrë logjike në formën e tabelave, që ofron një mekanizëm të organizuar për ruajtjen, administrimin dhe marrjen e informacionit, që lidhet me një temë ose qëllim të caktuar. Baza të dhënash krijojmë për shembull për shkollën, bibliotekat, bankat, bizneset etj.Sistemi i administrimit të bazës së të dhënave (SABDh) – në anglisht njihet shkurt si DBMS (Database Management System) dhe është një grup programesh kompjuterike, që i mundësojnë përdoruesit krijimin, kontrollin, mirëmbajtjen dhe përdorimin e bazës së të dhënave në kompjuter. Më të njohurat nga këto programe janë Ms Access, SQL, Oracle etj.Tabela – është një koleksion i informacioneve, që kanë lidhje me njëri-tjetrin, i paraqitur në formën e kolonave dhe rreshtave. Në një bazë të dhënash shkolle, për shembull, mund të ketë disa tabela, ku informacionet kanë të bëjnë me nxënësit, bibliotekën, mësuesit, stafin e administratës dhe hollësi të pranimit të nxënësve në shkollë (fig. 1).Record – është një informacion i plotë, i vendosur horizontalisht në një tabelë. Informacioni i plotë (record) i një nxënësi në bazën e të dhënave, për shembull, mund të përmbajë emrin, adresën, qytetin, numrin e telefonit, klasën etj.Fusha – është një kolonë e caktuar vertikalisht në një tabelë, që ruan informacionin e të njëjtit lloj, p.sh., Nr. i Regjistrit është një fushë, që ruan vetëm numrin e regjistrit të nxënësve, ndërsa Emri i Nxënësit është një fushë, që ruan vetëm emrat e nxënësve.Njohuri mbi bazat e të dhënave njeh bazat e të dhënave dhe veçoritë e tyre; njeh objektet e bazave të të dhënave.Mblidhni informacion nga interneti rreth bazave të të dhënave dhe konceptet e tyre dhe gjeni:1. karakteristikat kryesore të tyre;2. historikun e zhvillimit të bazave të të dhënave;3. përdorimet e tyre në jetën e përditshme.Aktivitet:18
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24