Page 21 - Demo
P. 21


                                    TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE (ACCESS)Sistemi i administrimit të bazës së të dhënave relative (SABDhR në anglisht njihet shkurt si RDBMS) u propozua nga E.F.Codd në 1970. Ky është lloji i bazës së të dhënave, ku të dhënat janë të organizuara si tabela të lidhura me njëra-tjetrën. Këto baza të dhënash të japin mundësi të shumta, sepse prej tyre mund të nxirren të dhënat përkatëse, tabelat mund të zgjerohen dhe modifikohen, pa patur nevojë të riorganizohen tabelat ekzistuese.Për më shumë informacionVeçoritë e sistemit të administrimit të bazës së të dhënave (SABDh)1. Redukton teprinë e të dhënave. Reduktimi i të dhënave ka të bëjë me zhdublikimin (heqjen e kopjeve) e të dhënave. Për shembull, nëse në një bibliotekë emri i librit mund të gjendet edhe sipas emrit të autorit, edhe sipas numrit të ISBN-së. Megjithatë me ndihmën e SABDh, teprica e të dhënave mund të hiqet.2. Lehtëson bashkëpërdorimin e të dhënave. Përdorues të ndryshëm mund të hyjnë dhe të përdorin të njëjtën bazë të dhënash, sepse formati i skedarëve të ruajtur mbetet i njëjtë.3. Kontrollon mospërputhjen e të dhënave. Në SABDh, ndryshimi në ndonjërën prej fushave përditësohet automatikisht në të gjithë skedarët relativë, p.sh., në një bibliotekë nëse ka dy rekorde për të njëjtin libër, njëri sipas emrit të autorit dhe tjetri sipas ISBN-së, mund të ndodhë që detajet të ndryshohen te njëri rekord. Kjo mund të çojë në mospërputhje, meqë dy rekordet e të njëjtit libër do të përmbanin informacion të ndryshëm. Këto probleme zgjidhen me ndihmën e SABDh.4. Zbaton standarde. Në SABDh mund të aplikohen disa standarde në paraqitjen e të dhënave.5. Garanton sigurinë e të dhënave. Në SABDh, hyrja te secili rekord mund të bëhet e mbrojtur. Në skedarë mund të hyjnë vetëm ata që janë të autorizuar për ta bërë këtë.6. Ruan integritetin. SABDh ruan integritetin e të dhënave nëpërmjet disa kufizimeve, kur ato futen në kompjuter. Këto kufizime janë rregulla, që janë projektuar për t’i mbajtur të dhënat të pandryshueshme dhe korrekte. Ato veprojnë si kontroll mbi të dhënat hyrëse.ShkollaNxënësi Biblioteka MësuesiNr. i RegjistritEmri i nxënësitAdresaQytetiNumri i telefonitKlasaData e regjistrimitKodi i libritTitulliAutoriShtëpia botueseÇmimiData e tërheqjesData e dorëzimitKodi i stafitEmriDepartamentiLëndaKreditetBaza e tëdhënaveTabelaFushate tabelësFig 2.1 Struktura e një Baze të dhënashFig. 119
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25