Page 22 - Demo
P. 22
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE (ACCESS) Objektet e bazës së të dhënaveBaza e të dhënave krijuar në Microsoft Access përbëhet nga elemente të shumta, që quhen objekte të bazës së të dhënave. Kur krijohet baza e të dhënave, formohen një ose më shumë nga këto objekte, të cilat ruhen në një skedar të vetëm të bazës së të dhënave.Tabela në vazhdim identifikon objektet e bazës së të dhënave, që mund të përdorni gjatë krijimit të një baze të dhënash në Ms Access.Emri i Objektit PërshkrimiTabela Ruan informacionin në formën e rreshtave (rekordeve) dhe kolonave (fushave). P.sh., një tabelë mund të ruajë një listë të shokëve së bashku me të dhënat e tyre, ndërsa një tabelë tjetër mund të ruajë notat e tyre.Kërkesa Është përdorur për ruajtjen, grupimin ose veçimin e të dhënave në programin Ms Access. Për shembull, një pyetësor mund të veçojë dhe të shfaqë, nga të gjithë nxënësit e shkollës, një listë të nxënësve të klasës X.Forma Janë paraqitje të përshtatura të të dhënave të një tabele ose kërkese, që sigurojnë thjeshtësinë e hyrjes dhe të modifikimit të tyre. Në këtë mënyrë, çdo regjistrim shfaqet në formën e një kartele të mbushur me informacion. Raporte Paraqesin të dhëna nga një tabelë ose pyetësor në format të printuar.KONTROLLONI NJOHURITË1. Duke kërkuar informacion nga interneti listoni pesë tipe të bazave të të dhënave të disponueshme në TIK.2. Lidhni me shigjetë: a) SABDh lehtëson bashkëpërdorimin e të dhënave, sepse• formati i skedarëve të ruajtura është i njëjtë. b) SABDh redukton teprinë e të dhënave, sepse• shmang futjen e të dhënave që janë futur më shumë se një herë. c) SABDh kontrollon mospërputhjen e të dhënave, sepse• ndryshimi në ndonjërën prej fushave përditëson automatikisht skedarët që kanë lidhje më të.3. Shpjegoni se çfarë janë objektet në një bazë të dhënash. Përmendni disa prej tyre. Përpiquni që të gjeni një shembull nga jeta e përditshme, për të ilustruar përdorimin e këtyre objekteve.20

