Page 23 - Demo
P. 23
Nxënësi/ja:Njohja me programin Ms Access2.2 Hapja e programit Ms AccessNjë nga programet e krijuara nga Microsoft-i është edhe Microsoft Access, i cili merret me administrimin e bazave të të dhënave. Ai përmban shumë komanda, që ndihmojnë jo vetëm në ndërtimin e bazave të të dhënave, por edhe në përdorimin e informacionit të ruajtur në to. Bazat e të dhënave mund të jenë në formë tabelash, kërkesash, formularësh, raportesh etj. Gjithashtu, Ms Access importon të dhënat e ruajtura në baza të dhënash dhe në aplikacione të tjera. Një skedar që përmban bazë të dhënash të krijuar në programin Ms Access 2013 e ka prapashtesën .accdb. Le të mësojmë se si përdoret ky aplikim.Për të hapur programin MS Access 2013 ndjekim këta hapa:1. Klikojmë mbi butonin Start. Në dritaren që na shfaqet, shkojmë te All Programs, klikojmë Microsoft Office dhe aty përzgjedhim Microsoft Office Access 2013 (fig. 1).2. Shfaqet dritarja MS Access 2013 (fig. 2). Dritarja paraqet një sërë modelesh nga ku mund të zgjedhim. Në pjesën e sipërme të dritares ndodhet rubrika Search for online templates, ku mund të zgjedhim Template online. Poshtë kësaj rubrike ofrohen kërkimet e sugjeruara sipas kategorive: database, business, logs, industry, lists, personal, inventories. Në anën e majtë të dritares ndodhet paneli i Access-it, ku mund të kërkoni për skedarë ekzistues në Access. njihet me programin Ms Access; përdor në mënyrën e duhur template-t.Tashmë ju njihni disa nga programet e paketës Microsoft Office. Listoni disa prej tyre. Ç’mund të thoni për programin Ms Access 2013? Përse shërben ai? Diskutoni me shokët.Aktivitet:Fig. 1Fig. 221

