Page 24 - Demo
P. 24


                                    TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE (ACCESS)Fig. 3 Krijimi i bazës së të dhënave në Ms Access 2013Për të krijuar një bazë të dhënash në Ms Access:1. zgjedhim një nga template-t, p.sh., product inventary;2. në ekran shfaqet një dritare, ku në anën e djathtë ndodhet rubrika File Name, në të cilin ndryshojmë emrin e skedarit;3. përcaktojmë vendndodhjen e bazës së të dhënave, duke përdorur butonin Browse;4. klikojmë në Create (fig. 3).Për të parë “Krijimi i bazës së të dhënave, duke përdorur një blank database”, referojuni CD-së, dosja 2, mësimi 2.2. Dritarja e bazës së të dhënaveDritarja e një baze të dhënash ka pamje si në figurën 4. Ajo ngjan me fletën e punës së programit Excel, pra, është e krijuar nga rreshta dhe kolona, por ndryshon nga kjo e fundit pasi në krahun e majtë të ekranit ndodhet paneli i lundrimit. Le t’i shikojmë me radhë elementet kryesore të saj:Title Bar: Tregon emrin e bazës së të dhënave të krijuar. Të pranishëm në këtë zonë janë edhe butonat: Minimise, Maximise/Restore dhe Close.Buton File: Është butoni në të majtë të Title Bar-it. Ky element përmban komandat: New, Open, Save, Save as, Print etj.Quick Access Toolbar (Shiriti i komandave të shpejta): Ky ka disa nga komandat më të përdorshme në MS Access si: Save, Undo dhe Redo.22
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28