Page 26 - Demo
P. 26


                                    Nxënësi/ja:2.3Llojet e të dhënave dhe çelësi primar njeh llojet e të dhënave; mëson konceptin e çelësit primar.Në mësimin e kaluar u njohët me programin Ms Access si dhe me elementet kryesore të dritares së një baze të dhënash. Nëse ju duhet të ndërtoni një bazë të dhënash (BDH) për të regjistruar të gjithë librat që keni lexuar, fillimisht duhet të përcaktoni se çfarë të dhënash duhet të fusni për librin, apo ndryshe, të përcaktoni fushat për bazat e të dhënave që doni të krijoni. Në figurën përbri janë paraqitur disa fusha të BDH-së për librin, për secilën prej tyre diskutoni nëse mund të shkruhen si: numra, tekst apo ndonjë lloj tjetër i papërcaktuar.Aktivitet:Llojet e të dhënave janë shumë të rëndësishme për bazat e të dhënave (BDH). Ato përcaktojnë se si do të ruhen dhe do të përdoren të dhënat. Për çdolloj programi me anë të të cilit krijohet BDH, e rëndësishme është të njihen se cilat janë këto lloje të dhënash. Llojet e të dhënave Nëse në shembullin e aktivitetit ne i ndamë fushat në: tekst, numër apo lloj tjetër i papërcaktuar, programi Access nuk ka një opsion si lloj i papërcaktuar, por nga ana tjetër ofron më shumë lloje të mundshme.Komanda Data Type shfaq një listë që përmban disa lloje të dhënash, nga të cilat mund të zgjedhim atë që na përshtatet. Lloji i të dhënave për çdo emër fushe përshkruan formën sipas së cilës pranohen të dhënat. Në tabelë tregohet përshkrimi i disa prej llojeve më të përdorshme të të dhënave.Tipi i të dhënave PërshkrimiTekst Ai ruan vlera alfanumerike, d.m.th., numra dhe shkronja. Maksimumi mund të ruhen 255 karaktere. P.sh., një produkt ID ose adresë.Numër Përmban të dhëna numerike që përdoren në përllogaritje. Lejohen shifra me dhe pa presje dhjetore.Data/Ora Ruan vlera të datës dhe orës në formate të ndryshme.Monedha Specifikon monedha të ndryshme dhe i shfaq ato në formate të ndryshme. Ruan një numër të plotë që rritet ose zvogëlohet automatikisht, kur ju shtoni ose fshini rekorde.Po/Jo Ka vetëm njërën nga dy vlerat, d.m.th., E vërtetë/E gabuar, Po/Jo ose Ndezur/Fikur.Objekt OLEDo të thotë Lidhje dhe Trupëzim Objektesh (Object Linking and Embedding). Të dhënat nga disa software të tjera si MS Excel, PowerPoint, MS Word etj., mund të sillen dhe të stivohen në një tabelë si kolonë e objekteve OLE.Hyperlink Është link-u i një burimi në internet, si p.sh., i një website-i.Attachment Përdoren për të bashkëngjitur file të jashtme në një bazë të dhënash Access 2013.Autori, Titulli, Shtëpia botuese, Çmimi, ISBN, URL24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30