Page 27 - Demo
P. 27


                                    TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE (ACCESS) Përcaktimi dhe Modifikimi i një lloji të dhënashPërcaktimi i një lloji të dhënash për secilën fushë bëhet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:1. klikoni mbi fushën e dëshiruar;2. në komandën Fields, grupi Properties, zgjidhni komandën Data Type;3. në listën që shfaqet, zgjidhni llojin e të dhënave që dëshironi (fig. 1). Çelësi Primar (Primar key)Çdo tabelë në Microsoft Access duhet të ketë të paktën një fushë, që identifikon në mënyrë të vetme secilin rekord në tabelë. Kjo fushë njihet si çelësi primar. Ky çelës primar duhet të ketë gjithmonë një vlerë, e cila nuk përsëritet për një rekord tjetër. Për shembull, në çdo tabelë nxënësish është e mundur që të ketë nxënës me të njëjtin emër. Pa një vlerë të vetme, dallimi i dy rekordeve bëhet i pamundur. Këtu ju mund të caktoni numrin e pranimit si çelësin primar, sepse ky mbetet i vetëm për secilin nxënës. Në rast se çelësi primar nuk është vendosur, atëherë ai shtohet automatikisht si njëID në momentin e ruajtjes së tabelës. Caktimi i një çelësi primarPër të caktuar një çelës primar në fushën e tabelës duhet të ndjekim hapat e mëposhtëm:1. zgjedhim fushën e kërkuar;2. klikojmë View dhe zgjedhim opsionin Design View (fig. 2);3. komanda Design bëhet e dukshme në shiritin e komandave dhe klikojmë në të; te grupi Tools zgjedhim opsionin Primary Key (fig. 3).Ju mund të keni edhe çelësa primarë të shumëfishtë për një tabelë. Gjithsesi, këto duhet të jenë vlera të vetme. Për të bërë këtë duhet të mbani të shtypur tastin Ctrl dhe pastaj të zgjidhni selektuesin e rreshtit për secilën fushë.Për më shumë informacionFig. 3Fig. 2Fig. 125
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31