Page 28 - Demo
P. 28


                                    TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE (ACCESS)Poshtë emrit të kolonës do të shfaqet simboli i çelësit, i cili tregon se kjo kolonë po punon tashmë si një çelës primar në tabelë. Heqja e një çelësi primarPër të hequr një çelës primar duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:1. zgjedhim fushën e kërkuar;2. zgjedhim opsionin Primary Key në grupin Tools të tab-it Design.Ju mund të veproni edhe ndryshe. Mund të zgjidhni fushën, të klikoni me të djathtën mbi të dhe pastaj të zgjidhni Primary Key nga menyja e shpejtë.Simboli i çelësit që shfaqej ngjitur më fushën përkatëse do të zhduket.KONTROLLONI NJOHURITË1. Plotësoni tabelën.Tipi i të dhënave PërshkrimiËshtë link-u i një burimi në internet si p.sh., i një website-i.Përmban të dhëna numerike që përdoren në përllogaritje. Lejohen shifra me dhe pa presje dhjetore.Do të thotë Lidhje dhe Trupëzim Objektesh (Object Linking and Embedding). Të dhënat nga disa software të tjera si MS Excel, PowerPoint, MS Word etj., mund të sillen dhe të stivohen në një tabelë si kolonë e objekteve OLE.Specifikon monedha të ndryshme dhe i shfaq në formate të ndryshme. Ruan një numër të plotë që rritet ose zvogëlohet automatikisht, kur ju shtoni ose fshini recorde.Ky ka vetëm njërën nga dy vlerat, d.m.th., E vërtetë/E gabuar, Po/Jo ose Ndezur/Fikur.Ruan vlera të datës dhe orës në formate të ndryshme.Përdoren për të bashkëngjitur file të jashtme në një bazë të dhënash Access2013.Ai ruan vlera alfanumerike, d.m.th., numra dhe shkronja. Maksimumi mund të ruhen 255 karaktere. P.sh., një produkt ID ose adresë.2. Përse shërben çelësi primar? Tregoni hapat që duhen ndjekur për vendosjen e çelësit primar në një fushë të tabelës.26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32