Page 29 - Demo
P. 29


                                    Nxënësi/ja:Krijimi i tabelave në MS Access2.4 Tabelat në MS AccessKur përdorni një bazë të dhënash, ju i ruani të dhënat në tabela (lista), që bazohen në subjekte, të cilat përmbajnë të dhëna të renditura në rekorde. Për shembull, ju mund të krijoni një tabelë të quajtur “Kontaktet”, ku të ruhet një listë me emrat e të njohurve tuaj, adresat e email-it të tyre, numrin e telefonit etj. Në fillim duhet hartuar baza e të dhënave, duke planifikuar të gjitha tabelat dhe duke vendosur se si ato do të lidhen me njëra-tjetrën. Krijimi i tabelaveNjë bazë të dhënash e thjeshtë, si p.sh., një listë kontaktesh, mund të përdorë një tabelë të vetme. Megjithatë shumë baza të dhënash përdorin disa tabela. Kur krijojmë një bazë të dhënash, ne përftojmë një skedar të ri në kompjuterin tonë, i cili vepron si depozitues për të gjitha objektet e saj, duke përfshirë edhe tabelat. Ju mund të krijoni një tabelë: • duke krijuar një BDH të re; • duke futur një tabelë në një BDH ekzistuese; • duke importuar tabelën nga burime të tjera të dhënash, si p.sh., workbook në Excel, dokument word, skedar tekst ose një BDH tjetër. Kur krijoni një bazë të dhënash bosh (blank), një tabelë bosh e re shfaqet automatikisht në ekran. Më pas ju fusni të dhënat në tabelë për të filluar përcaktimin e fushave.Tabela e krijuar në Access ka pamjen e një datasheet bosh, me kolona të paetiketuara dhe ngjason shumë me një fletë pune në Excel. Krijimi i tabeles në Datasheet ViewPër të krijuar një tabelë në Datasheet View, ndiqni hapat e mëposhtëm:1. Hapni bazën e të dhënave.2. Klikoni Table në grupin Tables, në menynë Create (fig. 1). Do të formohet një dokument i ri, ku shtohet Header-i Table 1 ngjitur mbi fushën ID (fig. 2).3. Klikoni mbi kolonë dhe zgjidhni llojin e të dhënave. Shtoni të dhënat në fushat përkatëse.  mëson të krijojë tabela në Access.Ndërtoni një tabelë në Word. Aty listoni librat që keni lexuar dhe për secilin prej tyre zgjidhni fushat për t’i përshkruar sa më mirë. Provoni të ndërtoni të njëjtën tabelë në Access, duke përdorur komandën View te menyja Design. Shpjegoni se cilat janë lehtësitë dhe vështirësitë që hasët për krijimin e tabelave në programin Access.Aktivitet:Para se ju të krijoni tabela, merrni në konsideratë me kujdes kërkesat dhe përcaktoni të gjitha tabelat që ju duhen.Këshilla Fig. 127
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33