Page 30 - Demo
P. 30
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE (ACCESS) Krijimi i tabelës në Design view Me këtë opsion, ju caktoni strukturën e tabelës, duke specifikuar emrin e fushës, llojin e të dhënave dhe vetitë për secilën kolonë. Kjo është edhe mënyra më e zakonshme për të krijuar një tabelë.Ndiqni këta hapa për të krijuar një tabelë në Design Vie1. Hapni bazën e të dhënave. 2. Në grupin e komandave Tables të menysë Create, zgjidhni opsionin Table Design.3. Krijohet tabela në Design View, e cila është e ndarë në dy pjesë: paneli Field Grid dhe paneli Field Properties (fig. 3).Paneli Field Grid përdoret për të përcaktuar fushat në tabela, bashkë me llojet e të dhënave të tyre, dhe një përshkrim opsional të fushës. Në Data Type, ju mund të zgjidhni llojin e të dhënave të fushës.Fig. 2Fig. 328

