Page 31 - Demo
P. 31
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE (ACCESS)Paneli Field Properties ju mundëson të shtoni një veti në Field Name dhe të specifikoni vetitë e fushës me detaje, si madhësia e fushës, vlefshmëria etj.4. Futni informacionin e kërkuar në panelin Field Grid dhe Field Properties në dritaren Design View. Përdorni tastin Tab ose tastin Enter për të lëvizur përmes fushave të ndryshme.5. Caktoni njërën nga fushat në panelin Field Grid si çelës primar. Simboli i çelësit do të shfaqet përbri emrit të kolonës, për të treguar se kolona tani po punon si çelës primar në tabelë. Opsionet e Field PropertiesDisa nga opsionet më të përdorura që mund të plotësohen në panelin Field Propertiesshpjegohen në tabelën e mëposhtme.Vetia PërshkrimiField Size Përdoret për të vendosur madhësinë maksimale, për të dhënat e llojit Tekst ose Numër, që ruhen në një fushë.New Values Përdoret për të vendosur rendin e numrave në fusha, që mund të jenë në rend rritës ose rastësor.Format Ju lejon që të zgjidhni formatin për shfaqjen e të dhënave, i cili mund të jetë i ndryshëm nga formati i ruajtur më parë. Caption Përdoret për t’i dhënë fushës një emër alternativ, i cili jep më shumë shpjegime.Text Align Përdoret për zhvendosjen e tekstit në një fushë: majtas, djathtas dhe qendër.IndexedPërshpejton procesin e filtrimit dhe përzgjedhjes, por shtimi i treguesve sjell ngadalësimin e përdorimit të bazës së të dhënave.Smart Tags Përdoret për të shtuar etiketë (tag), si: data, numri i telefonit, simboli financiar ose emri i personit në fushë. Çdo tagshoqërohet me një veprim ose një listë veprimesh.KONTROLLONI NJOHURITË1. Cilët janë hapat për krijimin e një tabele në Design View?2. Tregoni ndryshimin ndërmjet:Datasheet View dhe Design View;Paneli Field Grid dhe Paneli Field Properties.Për më shumë informacion për krijimin e tabelave në Access, referojuni CD-së, dosja 2, mësimi 2.4.29

