Page 32 - Demo
P. 32
Nxënësi/ja:2.5 Modifikimi i tabelaveGrupi Views i komandave ofron disa mënyra të pamjes së të dhënave, ku dy janë më kryesoret: Datasheet View dhe Design View (fig. 1). Në Datasheet View shihen rreshtat dhe kolonat, ku mund të shtojmë të dhënat. Ndërsa përshkrimet, si emrat e fushës, llojet e të dhënave etj., mund të shtohen në Design View.Komanda Table Tools në Access përmban disa grupe komandash, që shërbejnë për të modifikuar tabelat dhe përmbajtjen e tyre, si: ndryshimin e llojit të të dhënave, shtimin apo heqjen e kolonave, fushave, riemërtimin e një fushe etj.Modifikimi i tabelave ruan dhe modifikon tabelat në Access.Në mësimin e kaluar krijuat një tabelë me librat që keni në bibliotekën tuaj. 1. Shtoni një kolonë për të shtuar datën e botimit të librit.2. Shqyrtoni opsionet e futjes dhe fshirjes së rreshtave në grupin Tools të komandës Design.3. Shtoni rreshta të rinj, duke kompletuar listën me libra të rinj që mund të kenë pjesëtarët e tjerë të familjes. Aktivitet:Fig. 1Fig. 2Për të ndryshuar llojin e të dhënave duhet që:1. të zgjedhim Header-in e kolonës;2. në grupin Formatting, në rubrikën Data Type, të zgjedhim një nga opsionet e shfaqura në listë (fig. 2).Për të shtuar një fushë duhet që:1. të zgjedhim Header-in e kolonës në të cilin ju doni të shtoni një fushë;2. në grupin e komandave Add&Delete të komandës Fields, të klikojmë More Fields;3. në listën që shfaqet të zgjedhim llojin e fushës.Për të fshirë një fushë:1. zgjedhim Header-in e kolonës në të cilin ju doni të shtoni një fushë;2. në grupin e komandave Add&Delete të komandës Fields, klikojmë Delete.Për të zhvendosur një fushë:1. zgjedhim fushën që do të zhvendoset;2. mbajmë butonin e majtë të mausit të shtypur, derisa ndryshon forma dhe një vijë e trashë blu shfaqet gjatë anës së majtë të fushës;3. rrëshqasim fushën në zonën e dëshiruar.Në të njëjtën mënyrë mund të lëvizen dhe rreshtat në një tabelë.30

