Page 34 - Demo
P. 34


                                    Nxënësi/ja:2.6Kërkimi dhe gjetja e të dhënave në një BDH është po aq e rëndësishme sa edhe arsyeja e ndërtimit të tyre. Ne duam që të dhënat e ruajtura aty, t’i gjejmë sa më shpejt. Aktualisht, institucione apo kompani si: Central Intelligence Agency (CIA), Amazone, Youtube, Googleetj., kanë baza të dhënash shumë të mëdha, me një numër shumë të madh rekordesh. Në këto raste, koha për kërkimin dhe gjetjen e informacionit është një faktor kyç i vlerësimit të efikasitetit të BDH. Kërkesat (queries) dhe formularët janë në thelb të kërkimit dhe gjetjes së informacionit.  Kërkesat (Queries)Një kërkesë është një pyetje që ka të bëjë me të dhënat. Për çdo pyetje kemi një përgjigje përkatëse në formë tabele. Pra, kërkesa është një mënyrë për gjetjen e informacioneve specifike nga një tabelë e vetme ose nga tabela të shumëfishta të bazës së të dhënave.Për të krijuar një kërkesë në Ms Access ndjekim hapat e mëposhtëm:1. Hapim bazën e të dhënave.2. Klikojmë menynë Create në shirit.3. Zgjedhim opsionin Query Design në grupin Queries(fig. 1) dhe shfaqet dritarja dialoguese Show Table(fig. 2).Kërkesat dhe formularët në Ms Access mëson të krijojë kërkesa (Queries); mëson të krijojë formular në Access.Secili prej jush ka ndërtuar një bazë të dhënash për librat që ka lexuar. Nëse mbani mend autorin, por jo emrin e librit që keni lexuar, apo të kundërtën, cila është mënyra më e shpejtë për ta kërkuar dhe gjetur atë? Aktivitet:Fig. 1 Fig. 24. Në komandën Table, zgjedhim tabelën nga lista e tabelave të krijuara dhe klikojmë Add.5. Përsërisim të njëjtin hap për të shtuar më shumë tabela dhe klikojmë Close, pasi tabela e kërkuar është shtuar.6. Hapet komanda Query dhe në panelin e sipërm shfaqen tabelat e zgjedhura (fig. 3). Paneli i poshtëm paraqet Design Grid, që është pjesë e komandës Query, ku janë shtuar fushat dhe kriteret për kërkesë.32
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38