Page 39 - Demo
P. 39


                                    Nxënësi/ja:Strukturat e kontrollit në JavascriptJavascript është një gjuhë programimi, që është përdorur vitet e fundit në browser-at më modernë. Kjo gjuhë është përdorur shpesh në kombinim me HTML, CSS dhe AJAX. Qëllimi i gjuhës Javascript, gjatë përdorimit në zhvillimin e web-it, është ndryshimi i elementeve të faqeve web si dhe bërja e tyre dinamike. Imagjinoni një faqe web-i që përmban vetëm tekst. Ju mund ta lexoni atë dhe të klikoni në lidhjet për të kaluar në një faqe tjetër, por ndërveprimi juaj me faqen do të jetë i kufizuar. Çfarë ndodh nëse ju do të donit të klikonit mbi një link ose një buton dhe faqja të ndryshohet pas kryerjes së këtij veprimi? Një shembull tjetër i përdorimit të Javascript-it është ngarkimi i përmbajtjes në një faqe, pa e ngarkuar gjithë faqen, për shembull kur lini një status në një rrjet social, nuk është e nevojshme të ngarkohet e gjithë faqja, por vetëm statusi juaj.  Strukturat e kontrollit në JavascriptStrukturat e kontrollit verifikojnë rrjedhën e zbatimit të një programi. Në vijim jepen strukturat e kontrollit që mbështeten nga Javascript. mëson të përdorë strukturat e kontrollit në Javascript (JS). Nëpërmjet Javascript mund të krijohen lojëra, animacione dhe platforma për website-t, që i bën përdoruesit t’i rikthehen atyre sa më shpesh. Histography (http://histography.io/) është një nga website-t që ka fituar çmimet e kritikës. Ju mund të klikoni në një pikë të boshtit të kohës dhe aty do të shfaqen ngjarjet që kanë ndodhur në atë kohë.Aktivitet:Fig. 13.137
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43