Page 40 - Demo
P. 40


                                    TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEB• Switch case është një bllok deklarimesh, në të cilin zbatimi i kodit varet nga raste të ndryshme. Në vijim janë ciklet që mbështeten nga Javascript. Në shembullin e figurës 3a përdoret switch case, i cili shqyrton notën e përdoruesit dhe afishon rezultatin përkatës në varësi të vlerës së notës, figura 3b. Fig. 3aFig. 4aFig. 3b• Do while është një bllok pohimesh që zbatohen të paktën një herë dhe vazhdojnë të zbatohen, derisa kushti të jetë i vërtetë. Në rastin e shpjeguar të do while kemi deklarimin dhe inicializimin e ndryshores count. Blloku i udhëzimit brenda do...whiledo të zbatohet aq herë sa kushti brenda while të jetë i vërtetë. Në figurën 4a jepet kodi i programit që afishon një ndryshore, i cili në këtë rast do të zbatohet 7 herë, figura 4b. Udhëzimet brenda bllokut do...while zbatohen të paktën një herë, edhe nëse kushti nuk është i vërtetë. Fig. 4bFig. 2aFig. 2b• If … else është një ndër strukturat themelore të kontrollit në Javascript dhe shërben për të marrë vendime. Figura 2a tregon kodin e një programi që teston, nëse ndryshorja moshaështë më e madhe se 18 dhe kthen përgjigjen si në figurën 2b. 38
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44