Page 41 - Demo
P. 41
TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEBFig. 6aFig. 5b• While. Qëllimi i kësaj strukture është zbatimi i një bllok-kodi në mënyrë të përsëritur, për aq herë sa kushti të jetë i vërtetë. Pasi kushti të jetë i pavërtetë (false), nuk do të ketë më zbatim të bllokut të kodit. Në shembullin e figurës 5a të ciklit while kemi një variabël të inicializuar. Nga kushti (count<10) programi do të zbatojë 10 herë bllokun e udhëzimeve brenda while, derisa ky kusht të mos plotësohet më (fig. 5b).• Cikli for është njësoj si cikli while, por inicializimi, kushti dhe inkrement-imi (apo dekrement-imi) janë të bëra në të njëjtën linjë. Siç e shohim te cikli for, një ndryshore counter inicializohet, testohet dhe inkrement-ohet brenda for (...). Përsëri në këtë cikël do të kemi zbatimin e bllokut të udhëzimeve, që përfshihet brenda for aq herë sa të plotësohet kushti (fig. 6a, b). Fig. 5aKONTROLLONI NJOHURITËFig. 6b1. Një firmë tregtare bën një ofertë promocionale. Nëse një klient blen më shumë se 1000 lekë, atëherë ai do të paguajë 20% më pak. Shkruani një program në JS, i cili llogarit çmimin me ulje të një produkti dhe i tregon përdoruesit se sa duhet të paguajë. 2. Nëpërmjet funksionit promt(), përdoruesi mund të fusë të dhëna nga tastiera. Kështu, nëse duam që në ushtrimin 1 çmimi, që paguan klienti, të futet prej tij, atëherë ndryshoni kodin, duke shtuar funksionin prompt sipas sintaksës: var cmimiPaguar = prompt(‘Fusni shifren qe keni paguar:’);. 3. Një firmë tregtare vendos që, nëse i njëjti klient blen më shumë se një herë, pagesat mund të mblidhen dhe nëse shuma është më e madhe se 500, do të zbatohet një zbritje prej 30%. Shkruani një program, që i lejon klientit të dijë se sa do të jetë ulja, që ai mund të përfitojë. 39

