Page 43 - Demo
P. 43


                                    TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEBFig. 2aFig. 2bNgjarja Përshkrimi onkeydown Përdoruesi është duke shtypur një buton të tastierës.onkeypress Përdoruesi ka shtypur një buton të tastierës.onkeyup Përdoruesi lëshon një buton të tastierës.Ngjarja Përshkrimionresize Ndodh kur dritarja e browser-it ndryshon përmasat.onerror Kur ndodh një error.onload Ndodh kur browser-i ka mbaruar së ngarkuari faqen e kërkuar.onpagehide Ndodh kur përdoruesi largohet nga faqja.onbeforeunload Ndodh kur një dokument do të ngarkohet në browser.onbeforeprint Ndodh para se dokumenti të printohet.Shembull: Shkruani një funksion në JS, që ngarkon të dhënat e një formulari. Për të bërë këtë, ne do të përdorim funksionin onsubmit, i cili thërritet nga javascript, kur shtypet butoni Submit në një formular. Onsubmit shtohet si atribut te 
dhe i jepet emri i funksionit, që do të thërritet, sa herë që të shtypet butoni submit në formular. Në këtë rast funksioni që thërritet është myFunction(). Kodi jepet në figurën 2a dhe rezultati i zbatimit të tij paraqitet në figurën 2b.Vini re që kur butoni submit të klikohet, do të shfaqet një dritare alert me mesazhin “Butoni submit u klikua.” Çfarë është Jquery? Jquery është një bibliotekë e JavaScript-it, shumë e shpejtë dhe e pasur me shumë funksione. Kjo bibliotekë funksionesh bën manipulimin e HTML-së, të event handler-ave, animacioneve dhe shkëmbimin e të dhënave shumë herë më thjeshtë me anë të një API (Aplication Programming Interface) të lehtë për t'u përdorur, që punon në një numër të madh browser-ash. Për shembull, Jquery mund të përdoret për të gjetur një element brenda në dokument (p.sh., të gjitha elementet me një tag h1), për të ndryshuar një ose më shumë nga atribut-et e tij (p.sh., ngjyrën, dukshmërinë) ose për të bërë një element të caktuar të përgjigjet për një ngjarje (p.sh., një klikim të mausit).Parimet e programimit me Jquery janë:• Ndarja e Javascript-it me HTML-në: Biblioteka Jquery ofron sintaksë të thjeshtë për të shtuar një event handler. Programuesit nxiten për të ndarë kodin e Javascript-it nga HTML-ja.41
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47