Page 45 - Demo
P. 45


                                    Nxënësi/ja:3.3Vlefshmëria e të dhënave në formular  Çfarë nënkupton vlefshmëria e të dhënaveVlefshmëria e të dhënave është procesi që siguron se të dhënat e futura nga përdoruesi, janë të sakta dhe të dobishme. Detyrat tipike të verifikimit të vlefshmërisë së të dhënave janë: • plotësimi i të gjitha fushave të kërkuara; • të dhënat e futura nga përdoruesi të jenë të dhëna të vlefshme.Lloji i shenjave të plotësuara në fushat e formularëve duhet të përkojë me llojin e shenjave që duhen në atë fushë. Shpesh qëllimi i verifikimit të vlefshmërisë së të dhënave është për të qenë të sigurtë, që të dhënat janë futur të sakta nga përdoruesit. Verifikimi i vlefshmërisë së të dhënave mund të bëhet në dy mënyra:1. Në anën e serverit. Të dhënat dërgohen në webserver dhe aty kryhet verifikimi. 2. Në anën e klientit. Të dhënat verifikohen në një browser web dhe më tej, dërgohen në webserver.Verifikimi i vlefshmërisë së të dhënave të formularëve përdoret zakonisht në anën e serverit, pasi klienti ka futur të gjitha të dhënat e nevojshme dhe ka shtypur butonin Submit. Nëse të dhënat e futura nga një klient janë të gabuara ose thjesht janë zhdukur, serveri do të duhet të dërgojë të gjitha të dhënat përsëri te klienti dhe të kërkojë që formulari të përsëritet me informacion të saktë. Ky është një proces i gjatë, i cili e ngarkon edhe më shumë serverin dhe performancën e faqes aktuale. Verifikimi i vlefshmërisë së të dhënave në JavascriptJavascript siguron një mënyrë për të vlerësuar formën e të dhënave në kompjuterin e klientit, para se ta dërgojë atë në webserver. Verifikimi i vlefshmërisë së të dhënave përgjithësisht kryhet në dy mënyra:Vlerësimi bazë – Formulari duhet të kontrollohet për të siguruar se të gjitha fushat e detyrueshme janë të plotësuara. Kjo do të kërkonte vetëm një kërcim nëpër çdo fushë të formularit, duke kontrolluar nëse ka të dhëna ose jo.Vlerësimi i formatit të të dhënave – Të dhënat që janë futur duhet të kontrollohen nëse kanë një formë të saktë dhe një vlerë të saktë. Kodi javascript, që përfshihet në të tilla raste, duhet të përfshijë logjikën e duhur për të provuar saktësinë e të dhënave.  mëson të përdorë strukturat e kontrollit në Javascript (JS). Në figurën 1 tregohet një formular. Shkruani kodin e tij në HTML. Përdoruesi nuk duhet të lejohet që të plotësojë fushat e formularit me shifra apo simbole të tjera, të cilat logjikisht nuk duhet të futen në këto fusha. Për këtë arsye, përdoren funksionet e Javascript-it, të cilat përfshihen në kodin HTML të formularit. Tregoni se cili është tag-u në HTML që lejon të përfshihet një kod në Javascript.Aktivitet:Fig. 1Në këtë fazë të mësimit të gjuhëve të programimit, ne kemi shmangur përdorimin e shkronjave të veçanta të gjuhës shqipe si ë dhe ç brenda kodit.43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49