Page 48 - Demo
P. 48
Nxënësi/ja:3.4Gjuha e programimit PHP njihet me gjuhën e programimit PHP.Çfarë ndodh nëse aplikacionet web janë të shkruara në gjuhën PHP në një webserver? Interpretoni dialogun e dy personazheve, klientit dhe serverit, në figurën 1.Aktivitet:PHP si gjuhë programimi nga ana e serveritPHP (Hypertext Preprocessor) është një gjuhë programimi e llojit script, e cila lejon përdoruesit të krijojnë faqe dinamike, që komunikojnë me bazat e të dhënave. Ato janë gjuhë programimi specifike për një mjedis dhe bëjnë të mundur automatizimin e kryerjes së detyrave të mjedisit. Një mjedis që mund të automatizohet është pikërisht ai i faqeve web brenda një serverweb-i. PHP është pjesë e gjuhëve server-side, prandaj për të zbatuar një script php duhet të kemi një webserver. Në pamundësi të një serveri, mund të instaloni në kompjuterat tuaj paketat WAMPose XAMP, që kanë të bëjnë me webserver-in Apache, MySQL për baza të dhënash dhe vetë gjuhën e programimit PHP. Instalimi i njërës prej këtyre dy paketave do të krijojë në kompjuterin tuaj një ambient për zhvillimin e software-ve, bazuar në gjuhën PHP dhe bazave të të dhënave MySQL. Disa nga veçoritë e kësaj gjuhe janë: • Mund të gjenerojë përmbajtje dinamike.• Mund të krijojë, të hapë, të lexojë, të shkruajë, të fshijë dhe të mbyllë skedarë të ndryshëm në server.• Mund të përpunojë të dhëna dhe t’i kodojë ato.• Mund të marrë dhe të dërgojë cookies.• Mund të shtojë, të ndryshojë dhe të fshijë të dhëna në bazën e të dhënave.• Mund të përdoret për të kontrolluar hyrjen e përdoruesve.PHP ka përdorim të gjerë. Shumë platforma, që ju mund të njihni, si: Wordpress, Drupal, Joomla, Facebook etj., janë ndërtuar mbi bazat e kësaj gjuhe programimi. – Më duhet t’i lexoj faqet PHP dhe të kryej disa veprime përpara se t’i dërgoj.– Përshëndetje Klient. Prit një sekondë, sepse më duhet të kryej disaveprime… Në rregull, ja ku janë. Po i dërgoj në formatin HTML.– Përshëndetje Server. Dua të shoh tani një faqe web në gjuhën PHP. Fig. 146

