Page 49 - Demo
P. 49
TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEB Kodet e para në PHPKodet e shkruara në PHP duhet të vendosen gjithmonë midis bllokut , që të njihen si sintaksë e kësaj gjuhe dhe të jenë të zbatueshme. Një nga funksionet më të përdorur është echo, i cili shërben për të afishuar në ekran tekste apo variabla të ndryshme. Programi më i lehtë për t’u shkruar në PHP është ai që afishon në ekran një tekst. Në figurën 2 paraqitet kodi i programit më të thjeshtë në PHP, i cili vetëm afishon “Kodi i pare ne PHP”. Çdo skedar që përmban kode në gjuhën PHP, duhet të ruhet në kompjuter në formatin .php, për shembull index.php.Në figurën 3a tregohet kodi i një programi, i cili afishon një tekst, por edhe një numër. Deklarimi i variablave është: $txt1, $tsxt2, $x dhe $y. Siç mund ta vini re, çdo variabël, për t'u deklaruar në gjuhën PHP, duhet të ketë simbolin e dollarit ($) para emërtimit të saj. PHP hyn te gjuhët jo tipike, sepse nuk kërkon deklarimin e llojit të variblit, kur deklaron një të tillë. Për të afishuar një tekst duhet ta vendosim brenda thonjëzave të funksionit echo, ndërsa, kur kemi për të afishuar një variabël të çfarëdo lloji, thonjëzat nuk vendosen, por shkruhet vetëm emri i variablit. Siç mund ta shihni në rreshtin 9, echo afishon shumën e dy variablave, duke përdorur vetëm operatorin e mbledhjes +. Ajo çfarë do të afishohet nga ky kod shfaqet në figurën 3b. Fig. 2Fig. 3aFig. 3bKONTROLLONI NJOHURITË1. Përse përdoret gjuha PHP dhe cilat janë disa nga platformat më të njohura të shkruara në këtë gjuhë?2. Shkruani programin në PHP, i cili afishon “Pershendetje te gjitheve”.3. Pse themi që PHP është një gjuhë jo tipike?47

