Page 50 - Demo
P. 50
Nxënësi/ja:3.5 Dërgimi i informacionit në WebserverNjë nga përdorimet më të njohura dhe më të zakonshme të PHP-së është përpunimi i të dhënave të formularëve. Nëpërmjet formularëve, klienti duhet t’i dërgojë të dhëna serverit. Këto të dhëna duhet të mblidhen dhe të përpunohen për të marrë rezultatet. Ka dy mënyra për klientin për të dërguar informacion në webserver.• Metoda GET;• Metoda POST.Të dyja këto metoda janë përdorur për të njëjtin qëllim, por kanë disa ndryshime të rëndësishme nga njëra-tjetra. Për shembull në metodën GET, të dhënat kalohen nëpërmjet URL-së ndërsa në POST, transferimi i informacionit bëhet në mënyrë të fshehtë. Metoda POST apo GET përcaktohet në një formular me anë të vetisë method.Sintaksa e përdorur paraqitet në vijim.Metoda GET në PHP kupton çfarë janë metodat GET dhe POST; mëson të përpunojë të dhënat me metodën GET.PHP njihet si një nga gjuhët më popullore për të shkruar aplikacionet (apps) në Facebook, i cili nga ana tij, është shkruar gjithashtu me PHP. Kërkoni në internet se cilat janë aplikacionet më të përdorura në Facebook, të cilat janë shkruar gjithashtu në PHP.Aktivitet: Metoda GETInformacioni i dërguar nga një formular me anë të metodës GET, i bashkëngjitet në URL në formën e çifteve emër i fushës = vlerë dhe njihet si Url Encoding. Ky informacion përmblidhet në një string, ku çdo çift fushë-vlerë ndahet nga simboli & dhe hapësirat janë zëvendësuar me shenjën +. A keni vënë re më përpara një URL shumë të gjatë, ku pjesa e fundit mund të jetë e tillë: ?name=john&email=john@gmail.com&contact=9877989898Në një URL të tillë shenja e pikëpyetjes ? tregon që përdoruesi po dërgon të dhëna. Në shembullin e mësipërm, përdoruesi ka plotësuar një formular me fusha të tilla, si: emri, adresa e email-it dhe numri i kontaktit. Në këtë URL është e lehtë për t’i nxjerrë të dhënat e plotësuara nga formulari dhe konkretisht: emri (name) John, email-i john@48

