Page 56 - Demo
P. 56
4.1Nxënësi/ja: Përbërësit e dritares së Visual Basic Visual Studio 2015 është një IDE (Integrated Development Environment), e cila ju ndihmon të shkruani dhe të zbatoni kodet tuaja në gjuhë të ndryshme, si: Vizual Basic (VB), Visual C#, C++, Python, Javascript etj. Le të shikojmë më konkretisht dritaren kryesore të Visual Sudiopër projektet në VB. Siç mund ta vini re nga figura, ajo ka disa përbërës, të cilët do t’i shikojmë me radhë.Përbërësit e programit Visual Basic (VB) njihet me përbërësit e Visual Basic; krijon një projekt në Visual Basic.Shkarkoni nga interneti programin Visual Studio 2015 dhe instalojeni atë në kompjuterin tuaj. Hapni programin dhe te menyja File zgjidhni New Project. Në vazhdim zgjidhni Visual Basic dhe te komanda në krah Windows Forms Application. Pasi të kryeni këta hapa, ju duhet të shihni një dritare si në figurën 1.Aktivitet:Title Bar. Në të shikojmë të shfaqet emri i projektit, si dhe vëmë re mënyrën se si shfaqet programi, p.sh.: Design Mode, Code etj. Emrat e paracaktuar të projektit në VB janë Project 1, Project 2, Project 3 e me radhë.Menu Bar ndodhet poshtë Title Bar dhe përmban meny të ndryshme, si: File, Edit, View, Project etj.Toolbox (fig. 2) përmban një sërë elementesh, që përdoren për krijimin e një formulari. Për t’i përdorur, mjafton të klikoni mbi to me maus dhe t’i tërhiqni te zona e formularit tuaj. Ky formular do të paraqesë ndërfaqen e aplikacionit për përdoruesin. Disa nga mjetet e Toolbox-it janë shpjeguar në tabelën e mëposhtme.Fig. 1Kujtoni njohuritë e marra në klasën VIII.54

