Page 57 - Demo
P. 57
TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA VISUAL BASICMjetet në VB PërdorimiPointer Ndihmon në ndryshimin e përmasave dhe lëvizjen e objektit.Button Përdoret për kryerjen e veprimeve të veçanta, kur përdoruesi e zgjedh atë.CheckBox Shfaq opsionet E vërtetë/E gabuar ose Po/Jo.ComboBox Ofron një listë drop-down dhe lejon përdoruesin të zgjedhë një artikull nga lista.Label Shfaq një tekst, që përdoruesi nuk mund ta modifikojë ose të ndërveprojë me të.ListBox Shfaq një listë me artikuj (items), nga e cila përdoruesi mund të zgjedhë njërën.PictureBox Shfaq ikona/skedarë bitmap.TextBox Krijon një textbox, për të shfaqur mesazhe ose për të pranuar të dhëna.Solution Explorer Windows. Dritarja Solution Explorer (fig. 3), që ndodhet në anën e djathtë të ekranit, tregon directory-në ku ndodhet projekti dhe të gjithë skedarët që përmban ai. Këtë dritare mund ta përdorim, si për të parë kodin e formularit ose të një projekti, ashtu edhe për të parë rezultatin përfundimtar të tyre. Dritarja Properties (fig. 4), është e vendosur poshtë dhe djathtas dritares së VB. Ajo shërben për të paraqitur të gjitha vetitë e objekteve të përzgjedhura në formular. Çdo formular në një aplikacion, konsiderohet si një objekt. Kështu, një formular ka veti të caktuara dhe çdo kontroll i vendosur mbi të, ka gjithashtu veti. Të gjitha këto veti shfaqen në dritaren Properties me vlera të paracaktuara, të cilat mund të ndryshohen nga programuesi.Dritarja Form Design. Pikërisht kjo është dritarja ku ne vendosim të gjitha elementet e Toolbox-it, për të ndërtuar aplikacionin tonë (fig. 5), si p.sh.: Textbox, Button, Labels etj. Kjo dritare shfaq ndërfaqen që sheh përdoruesi i aplikacionit. Ndërsa për të parë kodin e aplikacionit përdoret dritarja Code.Fig. 2Fig. 3 Fig. 4Fig. 555

