Page 59 - Demo
P. 59
Nxënësi/ja:Ndryshoret dhe operatorët aritmetikë në VB4.2 Ndryshoret (variablat)VB mundëson kryerjen e veprimeve të ndryshme si me ndryshore (variabla), numra, ashtu dhe me tekst. Ndryshorja është një zonë e rezervuar në kujtesë, për të ruajtur vlera të një lloji të veçantë të të dhënave. Vlera mund të jetë fjalë, numër, datë e shumë të tjera. Kur vlera e ruajtur në një vend të kujtesës, kërkohet të përdoret, të ndryshohet ose të hiqet, atëherë ajo identifikohet nga emri i caktuar për të. Për shembull, konstantet janë quajtur zona e ruajtjes në kujtesë, vlera e të cilave nuk ndryshon gjatë zbatimit të programit.Një emër ndryshoreje VB duhet të ndjekë rregullat e dhëna për emërtimin.• Simboli (character) i parë duhet të jetë një shkronjë nga A në Z (mund të përdoren germa kapitale ose të vogla). Simbolet pasuese mund të jenë shkronja, shifra ose mund të jetë simboli i nënvizimit (_).• Nuk duhet të ketë asnjë hapësirë ndërmjet çdo dy simboleve.• Nuk duhet të tejkalojë kufirin e 255 simboleve.• Emri nuk mund të jetë një fjalë e rezervuar (fjalë kyçe VB).• Nuk mund të përmbajë ndonjë simbol special, si p.sh.: %, &, !, #, @, $.Shënim: Një ndryshore mund të ruajë vetëm lloje të veçanta të vlerave, që varen nga llojet e të dhënave të përdorura në kohën e deklarimit të ndryshores. Llojet e të dhënave në VBNjë ndryshore mund të mbajë një lloj të caktuar të dhëne. Të gjitha të dhënat që futen në një program apo përpunohen prej tij duhet të ruhen sipas llojit korrespondues, p.sh. paga e një punonjësi ruhet si numër me presje, ndërsa numri i studentëve si numër i plotë. VB ofron lloje të ndryshme të dhënash, disa prej të cilave janë renditur në tabelë. Lloji i të dhënave FunksioniInteger Ruan vetëm numra të plotë nga vlera -32,768 deri në 32,768.Long Është njësoj si lloji i të dhënave Integer, por mund të ruajë një vlerë me një gamë nga -2,147,483,648 në 2,147,483,647.Single Ruan numra vetëm me një shifër pas presjes dhjetore, ku vlera përfshihet në intervalet [-3.4 * 1038, -1.4 * 10-45] dhe [1.4 * 10-45, 3.4 * 1038].Double Ruan numra me shumë shifra pas presjes dhjetore dhe përdoret për veprime më shkencore.String Ruan vetëm vlera alfanumerike ose ndryshe tekst dhe numra në formën e simboleve. Kështu p.sh.: 9 ruhet si simbol, jo si numër.Date Ruan vlerat e datave nga 1/1/100 deri në 12/31/9999.Boolean Ruan vetëm vlera si E vërtetë (1) ose E gabuar (0). është në gjendje të fusë ndryshoret në program; mëson të përdorë operatorët aritmetikë krahasues dhe logjikë.Në matematikë nëse shkruajmë x - 3 = 0, do të thotë që vlera e x minus 3 do të jetë e barabartë me zero. Gjithashtu, nëse shkruajmë x=y do të thotë që vlera e ndryshores y i kalon variablit x. Në këtë mënyrë, kahu i barazimit interpretohet që shprehja në të djathtë të barazimit, i përgjigjet gjithmonë shprehjes në të majtë të tij. Duke u mbështetur në këtë mënyrë interpretimi, shpjegoni në skemë pse varianti me ngjyrë rozë nuk ka kuptim.Aktivitet: x = 33=xx =yy = xyyxx3 xx 357

