Page 60 - Demo
P. 60


                                    TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA VISUAL BASIC Deklarimi i ndryshoresDeklarimi i ndryshores i tregon programit VB të rezervojë hapësirë në memorie. Një ndryshore duhet të deklarohet gjithmonë para se të përdoret. Sintaksa për të deklaruar një ndryshore është:Dim Emri i ndryshores As lloji i ndryshoresKu:Dim është fjala kyçe, e cila tregon që po deklarohet një ndryshore.Emri i ndryshores është emri që i është caktuar ndryshores.Lloji i ndryshores përcakton llojin e të dhënave, si në figurën 1.Shembuj: Dim tekst as StringDim numër as IntegerDim numërPresje as DoubleLe të shohim më poshtë raste të ndryshme kur një ndryshore është deklaruar.1. Kur ndryshoret janë të llojit të njëjtë, deklarimi i llojit të të dhënave nevojitet të bëhet vetëm një herë në fund të deklarimit, p.sh., Dim numër1, numër2, numër3 as Integer.2. Kur ndryshoret janë të llojeve të ndryshme, lloji i të dhënave të saj duhet të deklarohet në fund të çdo grupi të të njëjtit lloj, p.sh.:Dim numër1, numër2 as Integer, tekst1, tekst2 as String. Kuptimi i vlerëdhëniesNjë ndryshore deklarohet në program për një qëllim të caktuar dhe në çdo rast asaj duhet t’i jepet një vlerë. Ky proces quhet vlerëdhënie apo inicializim i ndryshores. Konkretisht, ne duam që ndryshorit numër të deklaruar më sipër, t’i japim vlerën 3. Në këtë rast mund të shkruajmë:Dim numër as Integer = 3 oseDim numër as Integernumër = 3Dim tekst as String = “Mirëdita”Dim tekst as Stringtekst = “Mirëdita”Mirëpo çfarë ndodh nëse ndryshoreve të deklaruara dhe të inicializuara duhet t’u jepet një vlerë tjetër? Për shembull, ndryshorja numër duhet të marrë vlerën 5. Në këtë rast mjafton të shkruajmë: numër = 5 dhe ajo ndryshon vlerë.Dim numër As Integernumër = 3numër = 5numër = 15numër = 2Në këtë mënyrë, mund t’i ndryshohen vlerat ndryshores numër, aq herë sa do të jetë e nevojshme, siç tregohet në mënyrë skematike në figurën 2.Ndryshorja numër nuk do ketë më vlerën 3, pra, vlera 3 fshihet plotësisht dhe ruhet vetëm vlera e fundit, pra vlera 5, si në figurën 2.Fig. 2Fig. 1Shënim: Një ndryshore mund të ruajë vetëm lloje të veçanta të vlerave, që varen nga llojet e të dhënave të përdorura në kohën e deklarimit të ndryshores. Llojet e të dhënave në VB Një ndryshore mund të mbajë një lloj të caktuar të dhëne. Të gjithë të dhënat që futen në një program apo përpunohen prej tij duhet të ruhen në një lloj të dhëne VB ofron lloje të ndryshme të dhënash, disa prej të cilave janë renditur në tabelë. Lloji i të dhënave Funksioni Integer Ruan vetëm numra të plotë nga vlera -32,768 deri në 32,768. Long Është njësoj si lloji i të dhënave Integer, por mund të ruajë një vlerë me një gamë nga -2,147,483,648 në 2,147,483,647. Single Ruan numra vetëm me një shifër pas presjes dhjetore, ku vlera përfshihet në intervalet [-3.4 * 1038, -1.4 * 10-45] dhe [1.4 * 10-45, 3.4 * 1038]. Double Ruan numra me shumë shifra pas presjes dhjetore dhe përdoret për veprime më shkencore. String Ruan vetëm vlera alfanumerike ose ndryshe tekst dhe numra në formën e simboleve. Kështu p.sh.: 9 ruhet si simbol, jo si numër. Date Ruan vlerat e datave nga 1/1/100 deri në 12/31/9999. Boolean Ruan vetëm vlera si E vërtetë (1) ose E gabuar (0). Deklarimi i ndryshores Deklarimi i ndryshores i tregon programit VB të rezervojë hapësirë në memorie. Një ndryshore duhet të deklarohet gjithmonë para se të përdoret. Sintaksa për të deklaruar një ndryshore është: Dim Emri i Ndryshores As lloji i ndryshores Ku: Fig. 2 Tekst Numërx = 3 x 3x = 3x =5x =5x 5Zhvillimi i programit58
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64