Page 61 - Demo
P. 61
TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA VISUAL BASICFig. 3 Operatorët në VBOperatorët përdoren për të kryer veprime të ndryshme mbi ndryshoret e krijuara. Këto veprime mund të jenë: llogaritje matematikore, krahasim i vlerave të ruajtura në ndryshore ose disa veprime logjike në ndryshore. Operatorët janë kategorizuar në varësi të llojit të veprimeve që ata kryejnë.Operatorët aritmetikë janë operatorët që bëjnë veprime matematikore në vlera. Ata ruajnë të njëjtin prioritet në veprime, si në matematikë. Operatorët racionalë ndryshe njihen edhe si operatorët krahasues. Ata janë përdorur për krahasimin e vlerave dhe kthimin e një vlere Boolean, \rezultatit të krahasimit. Operatorët logjikë lejojnë një program të marrë vendime, duke u bazuar në kushte të shumta, kur një kusht mund të jetë vetëm \Në figurën 3 tregohet përdorimi i operatorëve aritmetikë në VB.Shënim: Funksioni Handles MyBase.Load është i panjohur për ju, por ai është vendosur në kod, me qëllim që të shfaqet dritarja dialoguese. KONTROLLONI NJOHURITË1. Gjeni sa do të jetë vlera e ndryshoreve:• Numër1 = 7 * 3 mod 5 + 2 ^ 3• Numër2 = 4 mod 2 * 3 - 5 * 4• Përgjigje = Not 4 < 5• Shprehja = “unë jam” + “klasës” + “sime”.2. Nga klasat e kaluara kujtoni se çfarë janë operatorët logjik. Më pas tregoni nëse shprehjet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara.a) NOT 3 = 2 b) 4 > 5 AND 6 < 3c) 4 > 5 OR 1 > 3 Kujto: mod nënkupton fuksionin modulo, i cili kthen mbetjen e pjesëtimit.59

