Page 63 - Demo
P. 63
TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA VISUAL BASIC Përse shërbejnë ciklet?Nëse plotësohet një kusht, një apo disa shprehje zbatohen nga kompjuteri (makina). Por vetëm kushtet janë të pamjaftueshme që një shprehje ose një grup shprehjesh të zbatohen më shumë se një herë. Për këtë arsye përdoren ciklet. Shprehjet brenda një cikli zbatohen aq herë sa përcaktohen në kusht. Pasi shprehja e fundit e kodit zbatohet, kushti shqyrtohet dhe, nëse ai plotësohet, cikli kthehet te shprehja e parë. Kështu fillon një përsëritje tjetër. Mundësia për të zbatuar një grup shprehjesh (ose vetëm një shprehje) më shumë sesa një herë është një tipar shumë i përdorshëm në programim. Çdo cikël përbëhet nga tri pjesë, si më poshtë:1. Kushti i ndërprerjes së ciklit, që përcakton se kur ndërpritet cikli. Një cikël që nuk ndalon është quajtur cikël i pafundëm (infinit).2. Trupi i ciklit është një grup shprehjesh që janë të nevojshme të përsëriten një numër të caktuar herësh. 3. Kthimi në fillim të ciklit, i cili është procesi që kthen kontrollin në fillim të ciklit, në mënyrë që të fillojë një përsëritje e re.InputBox është një funksion i VB, i cili shfaq dritaren dialoguese, siç tregohet në figurën 3b. Sintaksën e tij do ta shpjegojmë më me detaje në mësimet e ardhshme.Fig. 3bFig. 3a61

