Page 64 - Demo
P. 64
TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA VISUAL BASIC Ciklet në Visual BasicCiklet kryesore në VB janë: FOR dhe WHILE.• Cikli For është i përshtatshëm për situatat kur një detyrë duhet të kryhet në një numër të caktuar herësh.Sintaksa e tij është:For Ndryshorja = Vlera Fillestare To Vlera Përfundimtare Step Hapi i Ndryshores … VB shprehjet…Next ndryshorjaKu:Ndryshorja është ajo që ndryshon një numër të caktuar herësh në cikël.Vlera Fillestare tregon vlerën fillestare. Vlera Përfundimtare tregon vlerën e fundit.Hapi i Ndryshores tregon se si ndryshon vlera e ndryshores brenda në cikël.Figura 4 tregon kodin e programit, i cili hap një dritare dialoguese 4 herë dhe tregon vlerën e ndryshores x.• Cikli While përdoret për të përsëritur një bllok deklaratash, derisa të plotësohet kushti. Në ndryshim nga cikli For, ai përdoret në situatat kur nuk njihet numri i herëve që do të përsëritet cikli. Ky cikël ka dy forma DO WHILE (grupi i shprehjeve) dhe DO… grupi i shprehjeve WHILE.Cikli While përbëhet nga pjesët e mëposhtme:1. Inicializimi (vlerëdhënia), që i jep ndryshores vlerën fillestare.2. Kushti, i cili siguron që cikli të përsëritet derisa kushti të plotësohet.3. Hapi, që tregon se si ndryshon vlera e ndryshores.DO WHILE Ky është një cikël me hyrje të kontrolluara. Kushti vlerësohet në fillim dhe pastaj bëhet zbatimi i bllokut të deklaratave. Sintaksa në këtë rast është: Fig. 4Do While (kushti)Grupi i shprehjeveLoop62

